6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
TIRANË- Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.
Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.
Aplikimet për mbrojtje të përkohshme në Francë, një shtet që tërhoqi shumë azilantë vitet e fundit për shkak të politikave të mbrojtjes sociale, kanë rënë ndjeshëm.
Në tre muajt e parë të vitit kishte 355 aplikime, me rënie 46% me bazë vjetore. Ndërsa në krahasim me 2022-n, kur arritën kulmin, aplikimet janë 4 herë më të ulëta. E njëjta tendencë ka ndodhur dhe me Gjermaninë. Aplikimet në këtë shtet ishin vetëm 230 në janar-mars 2025, më rënie 54% me bazë vjetore dhe tre herë më të ulëta se në 2022-n.
Drejt këtij shteti tendenca është për të ikur me leje pune, sidomos profesione si mjekët, infermierët dhe teknologjia e informacionit. Greqia është ngjitur në vendin e tretë, duke ia kaluar Gjermanisë, me aplikime të qëndrueshme prej 245.
Në vend të katërt është Belgjika, me 85 aplikime, me rënie 19%. Në Irlandë aplikuan 30 persona, me rënie 45%. Në shtete e tjera kërkesat për azil janë minimale.
Në total, në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.
Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua rekordi i pas pandemisë, aplikimet për azil në janar-mars 2025 ishin 51% më të ulëta./ Monitor
Foto TIRANË- Orët e para të mëngjesit dhe mesditës pritet të sjellin në pothuajse të gjithë territorin Sh...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjeto...
TIRANA- Katër ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra të tre efektivëve të fo...
foto ilustruese TIRANË- Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, ...
Foto ilustruese TIRANA- Në Shqipëri çështjet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët po nxisin gjith...
foto ilustruese TIRANË- Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Autori ITALIA- Nikollaq Hudhra u ka shpeguar gjithçka karabinierëve italiane që e kishin marrë në paraburgim lidhur...
Foto nga emisioni TIRANA- Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi k...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Pas një ndërhyrjeje nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, është vënë nën ...
Foto nga emisioni TIRANA- Në emisionin e kësaj të marte, ‘Në Shënjestër’ zbuloi detaje të reja nga hist...