6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë. Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë deri në ditën kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Vera Kaloti thotë se ka paguar 2 milionë lekë e në fund të prillit, avokatja u zhduk.
TIRANË- Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë duke u marrë paratë pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari, Kozma Jano, tha se Klotilda Kola është pa licencë dhe e paregjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.
Në redaksinë e “Stop” kanë mbërritur të tjera denoncime për Klotilda Kolën. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë. Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë deri në ditën kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Vera Kaloti thotë se ka paguar 2 milionë lekë e në fund të prillit, avokatja u zhduk.
Vera Kaloti, denoncuese: Kam paguar 2 milionë lekë. Më 29 prill u zhduk. Nuk u përgjigj më.
Habil Sula, ka paguar 7500 euro dhe nuk ka asnjë informacion për Klotilda Kolën.
Habil Sula, denoncues: Unë kam paguar 7500 euro dhe jam interesuar për nipin dhe vëllain.
E njëjta histori me Tajar Sulën dhe Pranvera Sulën, të cilëve u ka marrë nga 2 mijë euro dhe ka ndërprerë çdo komunikim.
Tajar Sula, denoncues, (vëlla): I çuam një dokument shtëpie për ta bërë pronë të palëvizshme. Brodha nëpër zyra dhe nuk gjeta rrugëzgjidhje. U detyrova kapa një avokat. “Hajde, se ta bëj unë”, më tha.
Gazetari: Për kë jeni duke folur?
Tajar Sula, denoncues, (vëlla): Për avokaten Klotilda Kola.
Gazetari: Ju ishit i pari që e pajtuat avokaten, me shpresën se do t’ju zgjidhte problemin e shtëpive. Sa para i keni dhënë avokates dhe çfarë veprimesh bëri ajo?
Tajar Sula, denoncues, (vëlla): 2000 euro.
Gazetari: Dhe nuk bëri asgjë?
Tajar Sula, denoncues, (vëlla): A rriti tre vjet dhe akoma nuk kam marrë përgjigje.
Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Ia kam çuar lekët kunatit, Habil Sulës. Është marrë Habil Sula me avokaten.
Gazetari: Sa para keni dërguar nga Italia?
Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Ia kam dërguar me anë të bankës kunatit, sa i ka kërkuar ajo, 2000 euro.
Gazetari: Për cilën banesë jeni duke folur, keni banesë në Lushnje?
Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Në fshat të Lushnjës, Zhamë.
Gazetari: Sa kohë ka kaluar?
Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): U bë gati 1 vit dhe asgjë. E kemi marrë në telefon nga këtu dhe na ka thënë dy ditë para votimeve:“Mos u mërzit”, i tha burrit tim. “Çdo gjë gati, Ardian.” Ne duam, që ajo të na përgjigjet. Të na japë dokumentet që i kemi dhënë. Nëse nuk ka bërë gjë, të na japë lekët mbrapsht.
Në vitin 2019 edhe bashkëshorti i saj, Sekretari i Federatës së Taekondosë, Maksim Kola, ishte denoncuar në emisionin “Stop” për mashtrim. Ky i fundit i kishte premtuar një vizë vizë irlandeze për djalin një qytetari, kundrejt 10 milionë lekëve./tvklan.al
Foto ilustruese TIRANA- Në Shqipëri çështjet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët po nxisin gjith...
foto ilustruese TIRANË- Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Autori ITALIA- Nikollaq Hudhra u ka shpeguar gjithçka karabinierëve italiane që e kishin marrë në paraburgim lidhur...
Foto nga emisioni TIRANA- Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi k...
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Pas një ndërhyrjeje nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, është vënë nën ...
Foto nga emisioni TIRANA- Në emisionin e kësaj të marte, ‘Në Shënjestër’ zbuloi detaje të reja nga hist...
foto ilustruese TIRANË- Të shumëkërkuarit shqiptarë prej vitesh kanë gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe duke ...
Foto ilustruese TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganën e aeroportit të Rin...
Foto ilustruese KORÇA- Ngjarje e rëndë në fshatin Neviçisht të Korçës nga ku mësohet se nj&eum...
foto ilustruese TIRANË- E shkuara e Dritan Gjikës, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj dhe aktiviteti i tij kriminal...