26 Qershor 2022, 13:53
Nga k.m.
Pamje nga videoja
TIRANË- Fermerët shqiptarë për të shpëtuar prodhimin e tyre në sera, frutat dhe perimet i spërkasin me kimikate të rrezikshme. Pesticidi, Methomyl 90 SP, nuk duhet të përdoret, methomyl edhe pse nuk është pjesë e listës së preparateve të Miratuara nga Ministria e Bujqësisë, kontrabandistët e gjejnë rrugën për ta sjellë atë nga Kosova në farmacitë bujqësore të vendit tonë, duke kaluar çdo kontroll të AKU dhe atë doganor.
Klienti: Methomyl 90 doja unë për morrin e serës?
Farmacia Bujqësore: Methomyli 90 është shumë i mirë, por është i ndaluar është i rrezikshëm. Gjithësesi ai hyn kontrabandë dhe mund të gjejmë dicka.
Farmacia Bujqësore: Ta dish është 200 lekë një qese, pra 200 mijë lekë të vjetra. Në total 10 mijë lekë. Por duht të kesh kujdes.
Klienti: Po, do ta përdor me kujdes.
Po përse methomyl 90 nuk duhet të përdoret?
“Ka një rrezikshmëri të lartë si për shëndetin e njeriut ashtu edhe për mjedisin”, shprehet një agronom.
Për fermerët ky është kimikati i duhur, ndërsa për organizmin e njeriut është shkaktari i shumë sëmundjeve.
“Për shkak sepse efektiviteti i tyre ishte shumë u lartë, pra shumë efektiv në luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të caktuara, atëherë ato vazhdojnë t’i përdorin sepse duhet të pranojmë faktin se pikërisht për të ulur ndikimin e këtyre produkteve në shëndetin e njeriut, si dhe në ndotjen e mjedisit, gjithnjë e më tepër produktet e reja kanë një efektivitet më të ulët se sa këto produktet e vjetra. Por që mbartin rrezikshmëri. ”
7 qershori, shënon Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, por tregtimi dhe përdorimi i pesticideve të ndaluar vë pikëpyetja detyrën e autoriteteve që duhet të garantojnë ushqime të sigurta.
methomyl 90 sp tirane
Aktualitet
26 Qershor 2022, 13:35
k.m.
Foto ilustruese
Duket se marrëdhëniet midis drejtësisë shqiptare dhe asaj greke nuk janë aq të mira. Pas dhjetëra lirime...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 13:31
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin përtej afatit të paral...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 13:00
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një 21-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Korçës, pasi ndih...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:49
k.m.
Alekasandër Sadikaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me motivin që mund të ketë çuar në eliminimi...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:29
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Sherr në aeroportin e Perugias. Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të b&...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:10
Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagranc...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 12:04
k.m.
Foto ilustruese
LONDËR- Emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe që do të largohen në Ruandë do të li...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:28
k.m.
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 36-vjeçare në Gramsh është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve ...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:13
d.a
Policia italiane
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 49-vjeçar shqiptar ka hyr&eum...
Aktualitet
26 Qershor 2022, 11:05
d.a.
Droga e sekuestrua
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar në Rodos, me rreth dy kilogramë e gjysmë hashash, 15 gramë...