LIVE UPDATES
Aktualitet

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/ 'Antwerp', aty ku gangsterët TORTUROJNË rivalët me pajisje mesjetare, nuk mungojnë shqiptarët

Dikur qyteti ishte i njohur për lagjen e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e diamanteve, por sot Antwerp ka marrë etiketimin si “kryeqyteti i kokainës në Evropë”. Aq shumë “ar i bardhë” u sekuestrua në këtë port vitin e kaluar sa u krijua një “mal” i madh dhe se inceneratorët ishin të paaftë për ta djegur drogën mjaft shpejt.

28 Janar 2023, 08:49 Nga A.B

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/

TheSun

Duke treguar me dorë portin e Antwerp të mbuluar nga mjegulla, Paul Meyer dikur mjeshtër i trafikut të drogês thotë se siguria e tij “rrjedh si uji në sitë”. I njohur në qarqet ndërkombëtare të trafikut të droges, Paul thotë se dikur ka lëvizur sasi të mëdha të lëndëve narkotike përmes portit belg të kontejnerëve me një lehtësi të ndjeshme. Tashmë 60 vjeç, ish-trafikanti i kokainës, heroinës dhe hashashit ka bërë një rrëfim për “The Sun”.

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/
Paul Meyer

Pavarësisht nëse është kokainë, hashash apo diçka tjetër, nëse doni ta kaloni atë përmes porteve pa rrezikuar që autoritetet të zbulojnë çfarë ka brenda kontejnerit, atëherë Antwerp është vendi më i mirë për ta bërë këtë” – thotë ai.

Dikur qyteti ishte i njohur për lagjen e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e diamanteve, por sot Antwerp ka marrë etiketimin si “kryeqyteti i kokainës në Evropë”. Aq shumë “ar i bardhë” u sekuestrua në këtë port vitin e kaluar sa u krijua një “mal” i madh dhe se inceneratorët ishin të paaftë për ta djegur drogën mjaft shpejt.

Droga ka sjellë gjakderdhje dhe kaos mes bandave të narkove që përdorin portin si një vendkalim për të transportuar kokainën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën. Këtë muaj, një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Firdaous El J, humbi jetën në Antwerp, pasi u gjend në mes të një konflikti për drogën.

Vitin e kaluar, Bledar Muca, 39 vjeç, një shqiptar me letra false britanike, u vra me gjakftohtësi nga autorët që u fiksuan nga kamerat e sigurisë.

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/

Ministri i drejtësisë tha se ai dhe familja e tij janë detyruar dy herë të strehohen në shtëpi të sigurta pas kërcënimeve me rrëmbim që besohet të jenë të lidhura me kartelet e drogës. Ministri baba i dy fëmijëve, Van Quickenborne, 49 vjeç, zbuloi në një intervistë: “Në shtator u gjet një makinë 100 metra larg shtëpisë sonë, e cila përmbante benzinë, armë dhe gjëra për të lidhur duar. Ata kishin plane për të më rrëmbyer. Na u desh të qëndronim në një shtëpi të sigurt për një javë” – tha ai.

6 shtetas holandezë janë arrestuar për këtë. Më pas në dhjetor, një tjetër kërcënim u zbulua dhe familja i kaloi Krishtlindjet në një tjetër shtëpi të sigurt. “Sërish kishte plane për të më rrëmbyer mua dhe familjen time. Na u desh të fshiheshim në një shtëpi të sigurt për një kohë më të gjatë. Është e vështirë për mua. Pastaj shoh se çfarë po ndodh në Itali. Në fund të fundit, mund ta godasësh mafien dhe besoj se edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë në Belgjikë. Kjo është arsyeja që unë nuk po dorëzohem” – thotë ministri.

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/

I angazhuar në një luftë kundër asaj që ai e quan “narko-terrorizëm”, ministri është zotuar të ndjekë bosët e karteleve të fshehur në vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe Maroku. Por pse ky qytet i lulëzuar dhe elegant i Detit të Veriut prej 530 mijë banorësh është goditur nga një “cunami kokaine”?

Duke kaluar pranë zonës së portit sheh një det vinçash, kamionë në radhë dhe kontejnerë të grumbulluar që mund të mbushin 16 600 fusha futbolli. Vitin e kaluar doganat sekuestruan një rekord prej 110 ton kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë në Mbretërinë e Bashkuar prej 11 miliardë paund. Në vitin 2015 ishin kapur vetëm 16 tonë. Shtetet më të njohura të origjinës janë Panamaja në Amerikën Qendrore, e ndjekur nga Kolumbia pastaj Peruja, të dyja në Amerikën e Jugut.

Ministri thotë se vetëm 11% e drogës që mbërrin në port arrin të zbulohet. “Ekspertët thonë se nëse e rrisim atë në 20% mund t’i japim një goditje këtij trafiku. 90% e kokainës që mbërrin në Antwerp nuk është e destinuar për tregun lokal. Ajo shkon në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar” – thotë ai.

Rreth 7 milionë kontejnerë kalojnë në port çdo vit, por vetëm 2% mund të skanohen pa shkaktuar vonesa të mëdha.

Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/

“Ata përdorin banane false plot me kokainë apo ananas të mbushur me pastë kokaine. Ata e fshehin atë në trarë të zbrazët prej druri ose metali dhe në tavane ose dysheme të rreme në kontejnerë” – thotë një nga ekspertët.

Antwerp ka qenë dëshmitar i 200 incidenteve të dhunës së lidhur me drogën, duke përfshirë kërcënime, rrahje dhe vendosje eksplozive, gjatë 5 viteve të fundit.

Një gjykatë dëgjoi vitin e kaluar se një karrige dentisti e riformuar, me rripa shtrëngues për krahët dhe këmbët, u gjet në një kontejner transporti. Një mesazh i koduar nga një anëtar i bandës tha për këtë dhomë tmerresh: “Është e izoluar trefish. Edhe nëse qëndroni pranë tij, nuk do të dëgjoni asgjë.”

Kapëse gishtash, bisturi, pincë, çekiç me kthetra, gërshërë krasitjeje, djegës me gaz dhe shirit ngjitës u zbuluan gjithashtu në kontejner, i njohur si "dhoma e trajtimit".

Ish-mbreti i drogës Meyer, i cili shërbeu shtatë vjet për trafikim, thotë se nuk ishte i befasuar nga zbulimi i dhomës së torturës.

Pothuajse 6 këmbë 6 inç, ai shpjegoi: “Në kohën time ata merrnin me qira një vend, të merrnin atje dhe të torturonin. Ose të fusnin në bagazhin e një makine dhe të çonin në pyll dhe të torturonin atje. Kur bën diçka të gabuar, kur nuk i mban premtimet, kur vjedh, kur gënjen, ke problem.

Duke parë radhët e kamionëve që largohen nga porti më i ngarkuar i Evropës, është e qartë se shanset janë të grumbulluara në favor të karteleve. Konfiskimet e mëdha nuk duket se po i bëjnë shumë dëm furnizimit në rrugë.

Stephan Vanfraechem, drejtor i përgjithshëm i Alfaport, i cili përfaqëson kompanitë private në port, tha: “Ata nuk ju vijnë me armë dhe ju thonë të bëni diçka. Është më shumë një çështje: 'A do të dëshironit të fitoni pak para? Mund të duhen vetëm 30 sekonda dhe unë do t'ju jap 50,000 euro".

antwerp

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen