26 Nëntor 2024, 22:58
Nga N.F
Marjus Lulaj
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës.
Nga komunikimet më 9 gusht të viti 2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Në lidhje me këtë çështje Marjus Lulaj ose i njohur si Suel Çela e këshillon të mos e bëjë dhe nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri.
Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata. Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Kodrës më datë 27 gusht 2020, Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Lulaj e këshilllon që të mos flasin me detaje. Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".
Lulaj gjithashtu ka komunikuar sërish më 29 gusht me Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe dyshohet së në fotografi është Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri".
Pjesë nga dosja:
Nga komunikimet në datën 09.08.2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale, për të cilën nuk janë përftuar të dhëna me interes për identifikim. Në lidhje më këtë çështje Marjus Lulaj e këshillon të mos e bëjë, nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim i shkruan mesazhet me tekst; "...amanet aty mos u perzi...tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty...bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un...shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla...ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen...do merje fun me ata kte koh...ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu...po i di dhe kto i kam nigju...shok zhytja me ata ash noqean celsat...po e lem qecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht...".
Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Preke Kodra më datë 27.08.2020, Marjus Lulaj e fton për t'u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë ne perdorim nuk janë të sigurte, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të ciles Marjus Lulaj i referohet me termin "enkro", janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër Marjus Lulaj e këshilllon që edhe "keetu" duke nënkuptuar platformën SkyEСС të mos flasin me detaje. Marjus Lulaj shkruan "...pranaj tkam shkru...kur tbahesh mar fund javes hajde po tpres...se as kto tel sjan shum sigurt...mir mir...po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot...por jo ktu holland angli....mir ash mos me fol me detaje dhe ktu... desha me ba i pun u organizum...e anollova...skam pa kaq shum civila e polic ne qytet...ktu ktu...kam ba hyrje na mrapa..." Marjus Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin "punë".
Nga bisedat e kryera në datën 29.08.2020 Marjus Lulaj komunikon me Prekë Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe për pasojë nuk mund të identifikohet, por dyshohet së në fotografi është shtetasi Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën "miri". Marjus Lulaj në vijim e pyet "nai derr eger e desha....mir shok tpaca mir ardhsh...". Pergjate komunikimeve shtetasi Preke Kodra pershkruhet me pseudonimet "gjahtari", "gjuetari", dhe "mjeshtri, pseudonime keto te cilat dyshohet se i ka fituar në aftesinë e tij për gjueti, saktesisë së qitjes në distancë te largët.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
marjus lulaj fisi bajri
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 23:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Suel &...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 22:21
N.F
Gjoni dhe Roka
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvi...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 22:34
r.ll
suel cela
TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat m...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 22:15
r.ll
xhino roka, dedan gjoni
TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokas, a...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 21:53
N.F
Suel Çela
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvillu...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 21:14
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një ditë pas operacionit të SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 21:35
r.ll
suel cela
TIRANË- Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 21:21
Policia
TIRANË- Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 20:45
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhun&eum...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 20:19
E. D
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë tre persona mbetën...