26 Shkurt 2026, 10:00
Nga D.S
policia
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një pasi dyshohet se ka shantazuar për tre vite një grek se do i publikonte foto dhe video intime.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, në pranga ka rënë Kristi Joga, i cili ka përfituar nga vikitima 4 mijë euro duke e kërcënuar. Mësohet se, Joga dyshohet se ka përfituar edhe nga perosna të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.
Njoftimi i policisë:
"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi Kristi Joga, 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi Kristi Joga, për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi Kristi Joga dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", shkruhet në njoftimin e policisë./Dosja.al
kristi joga policia korçës korce
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 09:36
D.S
SPAK
TIRANË- SPAK ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të Shemsi Bahtiri, ish-an&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 09:26
D.S
“Deri në Han të Elezit për barna...”, është fjalia që e dëgjojnë rojtarët kufitarë në pik&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 08:36
D.S
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron ...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 08:03
D.S
foto nga vengjarja
POGRADEC- Është përfshirë nga flakët një mjet tip Range Rover, orët e para të mëngjesi...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 07:32
D.S
Foto ilustruese
Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmend...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 07:21
D.S
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë har...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti pa...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 22:51
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- I moshuari Amdi Hodaj, i cili u përplas në datën 20 shkurt të këtij viti nga një ...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 22:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e shtruar nga Radio Evropa e Lirë në një gru...
Aktualitet
25 Shkurt 2026, 22:27
E. D
LIBRAZHD- Nëse më parë një qytetar që nisej nga terminali i Juglindjes në Tiranë drejt Korçës dhe udhëtimi...