55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Vendimi vjen pas paralajmërimit të bërë nga Peleshi në përfundim të seancës së së enjtes, ku ai la të hapur mundësinë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme.
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka mbyllur më 23 korrik sesionin e tij parlamentar. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar zhvillimin e një tjetër seance plenare urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00.
Vendimi vjen pas paralajmërimit të bërë nga Peleshi në përfundim të seancës së së enjtes, ku ai la të hapur mundësinë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme. Përmes një urdhri të firmosur më 24 korrik, kryeparlamentari ka thirrur deputetët në një seancë të re, duke ndërprerë pushimet e tyre parlamentare.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet mbi çështjet që do të diskutohen në këtë seancë të jashtëzakonshme, ndërsa rikthimi i deputetëve në sallën e Kuvendit vjen jashtë kalendarit të zakonshëm parlamentar.
Urdhri i Niko Peleshit:
Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi).
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.
Rendi i ditës në Parlament:
Në mbështetje të urdhrit nr. 49, datë 24.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi
i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
-Koha e votimi./Dosja.al

Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protest&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, sot në ...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative pë...
Nena dhe djali TIRANË- Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë p...
Boçi dhe Mazniku TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i njohur për fjalimet e tij kilometrike nëpër mbledhjet e grupit Parlamnetr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt i qeverisë socialiste do të fokusohet te rikthimi i besimit t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste dokumentin e quajtur “Besa”, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sjelljen e administratës publike, duke thënë se mungesa e komunikimit dhe e empatis&e...