Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deri tani sipas të dhënave të publikuara nga administrata tatimore janë plotësuar 145,254 deklarata DIVA nga individët.

Sot është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) që plotësohet prej individëve. Deri tani sipas të dhënave të publikuara nga administrata tatimore janë plotësuar 145,254 deklarata DIVA nga individët.
31 Marsi, është dita e fundit edhe për dorëzimin e deklaratës për bizneset dhe korporatat. Deri tani në total për kategorinë e bizneseve janë plotësuar 102,840 deklarata dhe 28,812 deklarata nga korporatat.
Me qëllim shmangien e penaliteteve administrata tatimore, ka kujtuar tatimpaguesit për plotësimin e këtij detyrimi.
Nga institucionet shtetërore nuk parashikohet shtyrje të afatit ligjor për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA sipas sqarimeve të dhëna nga administrata tatimore për “Monitor”.
Në rast të kundërt për deklarim të vonuar, sipas parashikimeve ligjore tatimpaguesit penalizohen me gjobë vjetore në masën 3 mijë lekë.
Përtej afatit ligjor deri në fund të prillit, siç Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj deklaroi më herët gjatë një konference për shtyp numri i deklaruesve në total parashikohet të arrijë në 180 mijë.
“Administrata Tatimore rikujton dhe inkurajon të gjithë tatimpaguesit që të dorëzojnë deklaratat tatimore vjetore për vitin 2025 përpara afatit të fundit, 31 mars 2026, për të shmangur vonesa apo vështirësitë e mundshme si rrjedhojë e fluksit të lartë në sistem gjatë ditëve të fundit të deklarimit.
Personat fizikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave nga Biznesi (TAPB);
Personat juridikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të Korporatës (TAK);
Individët që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP – DIVA).
Tatimpaguesit duhet të kenë parasysh se këtë vit, për herë të parë, afati i deklarimit është unifikuar për të gjitha deklaratat tatimore vjetore në datën 31 mars 2026.
Deklarimi i hershëm është i rëndësishëm sepse:
Shmang mbingarkesën e sistemit në ditët e fundit, kur ka fluks të lartë përdoruesish;
Shmang penalitetet për mosdeklarim apo deklarim të vonuar, si dhe siguron pagesën në afat të detyrimeve, kur lind një i tillë;
Garanton përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit tatimor në fuqi.
Për çdo informacion apo asistencë, mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002.
Administrata Tatimore vlerëson bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj për përmbushjen në kohë të detyrimeve tatimore për të shmangur penalitetet që rrjedhin nga mosdeklarimi apo deklarimi i vonuar.”/Monitor.al
Gjykata e Lartë TIRANË- Gjykata e Lartë ka reagur gjithashtu në lidhje me pretendimin e grupit Homeland Justice për sul...
VLORË- Një automjet ka përplasur një grua në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe është larguar menj&eum...
Prokuroria e Përgjithshme TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve se grupi i hakerave iranianë “H...
Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valutës vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 ...
Në një ditë të ftohtë të fundmarsit të vitit 1997, gazetari sportiv Gani Kosumi po ndiqte një ndeshje në një...
Homeland Justice TIRANË- Një sulm kibernetik dyshohet se ka goditur sistemet e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ndërs...
BRITANI E MADHE- Dy gangsterë të dyshuar shqiptarë mbanin një armë me silenciator ndërsa përpiqeshin të hyn...
DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi këtë të hënë lirimin nga qelia të ish-drejtorit të IEVP-së, Indrit C...
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Per&...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers S...