LIVE UPDATES
Aktualitet

‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i Call-Centerave, si e zgjeroi Amant Josifi rrjetin fantazmë të kompanive në Shqipëri dhe lidhja në biznes me Olsi Ramën

Një rrjet i gjerë bashkëpunëtorësh dhe mbi 15 call centera në Shqipëri. Si e nuhati Amant Josifi se ishte pikasur nga gazetarët pas hetimit të OCCRP. Pas publikimit të hetimit Amant Josifi, sot në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrimin me vlerë 2.2 miliardë euro, vendosi të hapë disa Call Centera në emra të bashkëpunëtorëve të tij, por me kompani mëmë Apa Liaison, e zotëruar vetëm prej tij. Pas shitjes së aksioneve të Pegasus ku ortak ishte me vëllain e kryeministrit, Josifi i hyn më thellë biznesit. Por edhe pse mohonte përshirjen aktive në biznes për shkak të punës në ministri, e kundërta shihet qartë. Por kush i garantoi paprekshmërinë në Shqipëri? Si shmangu depozitimin e pasqyrave financiare dhe punoi i pashqetësuar për vite me radhë?

2 Dhjetor 2022, 12:38 Nga Fjola Graçi
‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i

TIRANË- 4 qershor 2020. Fiksojeni mirë këtë datë. Është momenti që shënon kthesë në jetën dhe biznesin e Amant Josifit. Biznesmeni akuzohet sot nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e mijëra qytetarëve përmes investimeve në kriptovalutë, ku në vetëm në një rast, një të moshuare në Spanjë iu morën 800 mijë euro, nuhati se diçka ishte zbuluar. Më qershor 2020, biznesi i Call Centerave kishte marrë dhenë në Shqipëri. Edhe pse kompanitë më të mëdha italiane haseshin me problematika, nuk ndodhte e njëjta gjë me rrjetin e call centerave të njohur si “mashtrimet me bursa”. Një shkrim i OCCRP drejtoi prozhektorët e vëmendjes drejt Milton Group, ku pjesë ishte edhe Amant Josifi në një lidhje me gjeorgjianin David Todua.

Dosja ka vëzhguar me imtësi aktivitetin ekonomik të Josifit në Shqipëri, në një trajketore që në përpjekje për të fshehur diçka ka lënë disa pasaktësi. Nga të dhënat në regjistrin e Biznesit (QKR), shihet se në Shqipëri, Amant Josifi është aksioner kryesor në 4 kompani. Shërbimet janë nga më të ndryshmet, por ajo që merr vëmendjen është fakti se aktivitetet lidhen me fushën e menaxhimit të të dhënave apo edhe importit të mallrave bujqësorë e ushqimorë. Në asnjë moment, Amant Josifi nuk reklamon aktivitetin në fushën e Call Centerave.

‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i

Por këto biznese janë vetëm fytyra. Në një tjetër kërkim, zbuluam sesi Amant Josifi bashkë me një grup të afërt të tij ka krijuar disa kompani, një rrjet, ku objekti kryesor i punës së tyre është aktiviteti i Call Centerave.

Shoqëria mëmë e Call-Centerave në disa raste shfaqet “Apa Liaison” me administrator Arbana Bushaj. Kjo kompani është themeluar nga Amant Josifi. Bumi i punës së Amant Josifit në botën e mashtrimit online shihet se ka ndodhur pas vitit 2015. Deri në vitin 2015, kompanitë e themeluara prej tij dhe rrjetit të tij, kanë qenë në status pasiv. Nga viti 2015 e mbrapa, aktiviteti i kompanive është shtrirë nga njëra te tjera, me emra të ndryshuara, por me një faktor të pandryshuar. Dora e Amantit rezulton atje.

‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i

Sapo rrjeti e kuptonte se kishin lënë shumë gjurmë, një tjetër kompani hapej në Tiranë. Në një rast të dyshimtë, CTA Groupe, (Ish Capital Investiment Group), transferon aksionet nga të gjithë anëtarët në vitin 2017 për te Amant Josifi. Njëri prej tyre, Erindi Pysqyli, hapi në vitin 2021 një tjetër Call Center të zbuluar për mashtrim dhe jo më larg se më 9 nëntor 2022, në Vlorë, autoritetet spanjolle erdhën dhe e arrestuan bashkë me bashkëpunëtorin e tij, Berlando Saraçaj, edhe ky 'ortak' me Josifin. 

Ky person, është lidhje biznesi e Amant Josifit. Erindi Pysqyli bashkë me Bora Kamberin i shitën nga 30% të aksioneve Amant Josifit dhe Xhuvane Xhabrahimit në vitin 2016 për vetëm 30 mijë lekë. Një vit më pas, Xhuvane Xhabrahimi ia shet 30% e aksioneve Ndriçim Sulës, i cili me saktësinë e një ore zviceriane, sërish pas një viti shet aksionet e tij te Amant Josifi gati 20 herë më shtrenjtë, në vlerën e 585 mijë lekëve të reja. 

Këtu nis edhe transaksioni i dyshimtë. Më 30 janar 2020, një muaj pas festës në Kiev ku takoi miqtë e kriptovalutave edhe pse ishte Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Amant Josifi ia shiti të gjitha aksionet e kësaj kompanie shoqërisë së tij “APA - LIAISON” 5 herë më pak, për 100 mijë lekë të reja. Në kompaninë e re, ai vuri administratore Arbana Bushajn me deklarim notarial se ishte në punë pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe biznesi i ndikonte në konfliktin e interesit. Pranë APA Liaison, Josifi mbuloi kompanitë e tjera si Odyssey,  “MIZU shpk”, “Ever Plus”, “CVS SHPK “ Ori Tech”, Novem Albania” etj.

‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i

Numri i Call Centerave sipas vëzhgimit tonë rezulton se është rritur pas hetimit që bëri rrjeti eurupian anti-krim “OCCPR”, dhe zbuloi aktivitetin mashtrues me këto firma “Call Center” në Shqipëri.

Këtu është edhe një tjetër kontradiktë. Vetë Amant Josifi iu tha gazetarëve të OCCRP se bizneset e tij kishin kaluar në plan të dytë për shkak të punës së tij si këshilltar i ministres së Mbrojtjes së kohës, Olta Xhaçka. "Unë jam jashtë përgjegjësive për bordin aktual të kompanisë. Unë i kam kërkuar menaxherëvë dhe ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.” 

Por nëse kjo të ishte e vërtetë, atëherë pse do të duhet që Josifi të hapte 4 kompani të tjera të reja?! Deri në momentin e botimin të këtij shkrimi, ne kemi tentuar të kontaktojmë me Josifin, por të gjitha kanalet e komunikimit të tij janë të çaktivizuara.

Heshtje pason edhe nga rrjeti i bashkëpunëtorëve që nuk dihet as nëse janë ose jo në kërkim. Në Shqipëri, Amant Josifi kishte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh. Disa prej tyre, familjarë të tij, me të cilët ka hapur kompanitë e reja. Erindi Pysqyli, Berlando Saraçaj, të dy të arrestuar tashmë, Ndriçim Sula, Arbana Bushaj, Anila Toska, Suela Toska, Gjergj Rebi, Xhuvane Xhabrahimi, Anjez Josifi, Egla Picari, Albjona Kraja, Bora Kamberaj e Pietro Kuqi, janë kryesorët e kompanive ku në disa raste rezultojnë si menaxhues të 2-3 kompanive.

Këto kompani prej vitesh nuk kanë depozituar asnjë bilanc tatimor në QKB edhe pse janë të regjistruara. Ato kanë punuar në qetësi të plotë dhe të pashqetësuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit edhe pse vendodhjet e tyre janë në zonat më elitare të kryeqytetit. Kush e garantoi paprekshmërinë?

A është vërtetë Amant Josifi “Ujku” i Uall Stritit? Ai vetë ndoshta do të donte… Josifi, vetëm 34 vjeç e pa veten në majën e botës së mashtrimit ekonomik, në një botë me rregulla të reja. Kush e ndihmoi të krijonte infrastrukturën dhe ti fshihej autoriteteve?

Këto të fundit, nuk guxojnë t’ja përmendin emrin. ‘Dosja’ ka kërkuar informacion zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme që ka vetëdeklaruar se është duke hetuar çështjen e mashtrimit me kriptovalutat, por deri më tani, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Asnjë zyrtar i shtetit shqiptar nuk ka zë të pohojë se kush e punësoi Amant Josifin në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë kohës kur ky i fundit ishte zhvilluar një aktivitet jo të fshehtë por të publikuar në media, dhe akuzat për mashtrim nga viktimat shtoheshin…

Por për ta plotësuar këtë histori harrojmë një nga elementët që për OCCRP dhe “El Pais” është kryesori. Ata e përshkruajnë Amant Josifin si një njeri me lidhjet e duhura në Tiranë. Garancia e paprekshmërisë për Milton Group ishte influenca e Amant Josifit, i cili nuk del rastësisht në këtë skemë. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën. Me një vendim për shitje kuotash, Josifi shiti pjesën e tij të aksioneve për 30 mijë lekë të reja, tek Jeton Haxhija. Jeton Haxhija ngeli aksioneri kryesor i kësaj kompanie me 65% ndërsa Olsi Rama, mbajti vetëm 35% të aksioneve. Sot, Haxhija është larguar nga Pegasus dhe vendin e tij e ka zënë Klajdi Oshafi.

‘DOSJA-JOSIFI’/ Kush është UJKU i vërtetë i

Opozita në Tiranë e lidh këtë shitje me një tentativë për të mbuluar lidhjet e Josifit me vëllain e kryeministrit. Sipas PD dhe Sali Berishës, Amant Josifi është përdorur në këtë skemë mashtrimi me vlerë 2.2 miliardë euro nga Olsi Rama, prandaj edhe nuk është arrestuar. Edhe pse copat po plotësojnë historinë dita-ditës, ajo që është fakt është mosbesimi i autoriteteve spanjolle që mbërritën vetë në Shqipëri për të bërë arrestimin e 4 personave në operacionin e muajit nëntor 2022. A është Amant Josifi “ujku” i vërtetë që mori 2.2 miliardë euro? /Dosja.al

olsi rama amant josifi dosja josifi mashtrimi me call centerat


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë