18 Tetor 2022, 23:10
Nga DOSJA
Dosja për itanianët
TIRANË- Grupi i personave që flisnin turqisht kanë pasur mbështetje të gjerë në terren nga të tjerë persona me detyra të ndara qartazi. Përgjatë pranverës së vitit 2018 në Shqipëri janë futur edhe personazhe të tjerë që kanë pasur mision vëzhgimin e objektivave që do të eliminoheshin fizikisht.
“Në periudhën 16-18 Mars 2018, një shtetas austriak, i lindur në Iran, i quajtur Erwin ARAMI ka qenë në Shqipëri, duke punuar së bashku me disa individë të tjerë, me origjinë nga Irani, dyshohet për të kryer mbikëqyrje të fshehtë, “grup vëzhgimi” për interes të Forcave QODS, në drejtim të disa individëve dhe vendndodhjeve të organizatës MEK”.
Referuar të dhënave në dosjen hetimore, shtetasi austriak Erwin Aram, lindur më 13.07.1974 në Teheran, ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar në hanin e Hotit. Mendohet se identiteti i tij është Naghash Zadeh dhe me shumë e gjasa ka ndërruar emrin ligjërisht në Austri, duke e kthyer në ARAM në vitin 2016. Ky person është larguar nga Shqipëria më 18 mars 2018.
Grupi i vëzhgimit mendohet se përbëhej nga disa ish-anëtarë të organizatës MEK të cilët kanë kaluar në krahun e kundërt dhe janë vënë në shërbim të regjimit iranian. Këta persona kanë qenë në survejim të vazhdueshëm nga strukturat inteligjente shqiptare siç zbulohet në dosjen hetimore.
“Grupi i vëzhgimit” mendohet se ka qenë i përbërë nga ish-anëtarë të organizatës MEK: Mostafa Mohazabiyeh ZAREA, Gholareza KHANI, Ehsan BIDI, “EFTEKHARI”, Ali Zangi ABADI5 dhe Iraj. Mostafa Mohazabiyeh ZAREA, ish anëtar i organizatës MEK, i datëlindjes 01.10.1963, ose i datëlindjes 02.10.1963, lindur në Iran. Disponon leje qëndrimi gjermane, evidentuar nga ana jone në lidhje me shërbimet inteligjente iraniane.”
Sipas informacioneve të Antiterrorit, kishte indicie se, “grupi i vëzhgimit” kishte në vëmendje dy vendndodhje të MEK në Shqipëri, konkretisht kampi në Manzë, dhe vendi i akomodimit të tyre në Vaqarr.
“Shumë persona pyesin me të drejtë si mund ta sulmojnë këta Manzën, sa e mbrojtur është Manza, duhet thënë që Manza është një nga kampet më të mbrojtura në të gjithë Europën”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Marrë nga TOP CHANNEL
irani sulmon shqiperine
Aktualitet
18 Tetor 2022, 23:07
Rinas
TIRANË- Tre rastet e trafikut të kanabisit nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Stambollit të kapura nga polica Turke dëshm...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 22:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të aborteve spontane. E ndërsa abortet në tërësi kanë n...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:46
Denoncimi në Fiks Fare
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me lejet e shfrytëzimit të plazh...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:36
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Brendshme angleze “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj&nbs...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:26
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një grup i strukturuar kriminal është shkatërruar nga Policia greke. Grupi kishte lejuar kalimin...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:27
Këshilli i Lartë Gjyqësor
TIRANË- Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:21
F.M
Jani Kola
TIRANË- Jani Kola ishte 18 vjeç kur nisi punën për mbushjen me gurë të një burimi me ujë të krista...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:08
Personi që flet
SARANDË- Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë n...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 20:13
F.M
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi është përlotur teksa fliste...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 20:08
F.M
Lumturi Zeqja
LONDËR- Personi që po shikoni në foto është Lumturi Zeqja, 27-vjeçari shqiptar që u vra me thikë nj...