LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka  nisur, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, për të gjithë!

28 Mars 2023, 13:10 Nga f.g
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që
Linda Karcanaj

Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve publike që ka ndryshuar një herë e përgjithmonë mendësinë e qytetarëve, marrëdhënien e administratës me qytetarët dhe bizneset, duke eliminuar kontaktet fizike, radhët e gjata, ulur kostot e shpenzimeve dhe korrupsionin; forcimi i besimit ndaj misionit të vazhdueshëm e të qendrueshëm të qeverisë shqiptare për revolucionin teknologjik në vend; puna dhe roli i rëndësishëm që AKSHI-i ka në proceset, nismat që janë ndërmarrë e që po japin sot frytet e tyre të mëdha, por dhe ato që do të vijojnë të aplikohen me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtyre shërbimeve…ishin disa nga pikat kyçe të raportimit, që Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, bëri dje në Bruksel.

Në fillim të fjalës së saj, në Takimin Bilateral dy ditor që po mbahet në Komisionin Europian, në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria raporton për Kapitullin 10: Shoqëria e informacionit dhe media, (bashkënegociatore të të cilit janë Drejtoresha e AKSHI-t dhe Zv.ministrja e MIE-s, Enkelejda Muçaj), Karçanaj theksoi faktin se rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur me hapa të shpejtë, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, deri në digjitalizimin e plotë të proceseve të punës së administratës, duke respektuar ligjet, standardet dhe strukturat e TIK-ut, përgjatë dizenjimit, zbatimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale. Ky proces përfshin 14 standarde siç janë dhe angazhimi i vetë përdoruesve përgjatë dizenjimit të shërbimeve me qëllim për t’ua kuptuar e plotësuar kështu edhe më mirë nevojat e tyre; thjeshtësimi dhe adaptimi i shërbimeve edhe për personat me nevoja të veçanta; përcjellja e sigurisë se shërbimet digjitale janë të sigurta dhe të përshtatshme me politikat e privatësisë etj.

“Shqipëria është sot një histori suksesi në rajon. Vlerësohet si vend udhëheqës, në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e digjitalizimit të shërbimeve publike. Aplikimet për shërbime elektronike dhe dokumentet me vulë elektronike janë dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Arsyeja e kësaj rritjeje është e thjeshtë: lehtësia dhe besimi që e-Albania ofron. Vetëm duke hequr tarifat që qytetarët paguanin deri para disa viteve, janë kursyer rreth 9 milionë euro. Eliminimi i radhëve ka kursyer 1000 vjet pritje. Të dhënat tregojnë se vetë e-Albania ka shembur paragjykimet. Të rinjtë dhe të moshuarit e përdorin lehtësisht e-Albania dhe përveç tyre, edhe grupe sociale të tjera me më pak akses në teknologji, si fermerët. e-Albania përdoret nga të gjithë, pa marrë parasysh moshën, statusin, gjininë, ose mundësitë ekonomike, dhe të gjithë shërbehen në të njëjtën mënyrë”. Më tej Karçanaj shtoi se në raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë për vitin 2022 është vlerësuar qartazi miratimi i Agjendës Digjitale 2022-2026, progresi në shërbimet elektronike si dhe miratimi i ligji mbi Dokumentin Elektronik, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Biznesin Elektronik, duke e harmonizuar plotësisht bazër ligjore të vendit me Rregulloren e BE-së eIDAS.

“Në vitin 2017, në Qeverisjen Elektronike në Shqipëri ndodhën dy zhvillime të rëndësishme: Legjitimimi i vulës elektronike, i cili i dha vlerë ligjore të gjitha dokumenteve administrative që gjenerohen përmes portalit e-Albania dhe Qendërzimi i zhvillimit të Qeverisjes Elektronike, i cili bëri Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit institucionin kryesor në fushën e digjitalizimit të qeverisjes dhe shërbimeve shtetërore të ofruara qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike në Shqipëri. Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e "Revolucionit Digjital i shërbimeve publike". Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë. Kjo tregon se Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund. Në qershor 2022, Agjenda Digjitale dhe Plani i Veprimit u miratua me një vendim të Këshillit të Ministrave.”- theksoi  Karçanaj.

Të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e AKSHI-t, paraqitën përpara KE-së dhe një pasqyrim të plotë të masave, proceseve protokollare që AKSHI ndoqi me përpikmëri e profesionalizëm të lartë, që nga momenti i dedektimit të sulmit famëkeq në rrjetet qeveritare, në izolimin dhe mbylljen e shërbimeve elektronike të portalit e-Albania, deri në ringritjen dhe rivënien në funksion të sistemeve brenda një kohë rekord. Theksi u vu tek progresi i arritur në këto 8 muaj, pas sulmeve kibernetike, krijimin e SOC (Security Operations Center) qeveritar, rritja e kapaciteteve teknike si dhe tek rikonceptimi i strukturave mbrojtëse me teknologjinë më të fundit, që integron inteligjencen artificiale me machine-learning.

Në takim u sollën në vëmendje vlerësimet që organizatat më prestigjioze në botë, OKB-ja, OECD, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe Komisioni Evropian, I kanë dhënë Shqipërisë me pikë të larta, në analizat dhe raportet e tyre, për qeverisjen digjitale në vend, për progreset me miratimin e Agjendës Digjitale dhe Planit të Veprimit 2022-2026 dhe në shërbimet e qeverisjes elektronike, për rritjen e digjitizimit të shërbimeve që po ndihmojë në uljen e korrupsionit etj.

Në fund të takimit, Kryetari i DG Near, Mark Jorna falenderoi Drejtoreshën Karçanaj dhe ekipin e AKSHI-t për analizën dhe prezantimin e plotë të gjithë proceseve të digjitalizimit në Shqipëri.

linda karcanaj


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen