LIVE UPDATES
Aktualitet

“E ka mbytur burri atë, ka pasur dëmtime cerebrale”, agresori endet i lirë pas dhunës ndaj ish-gruas

Në fund, shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij.

29 Shtator 2023, 22:58 Nga I.A

“E ka mbytur burri atë, ka pasur dëmtime cerebrale”,

Në 6 Shtator të këtij viti, emsioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë “lojrash” ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund, shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni.

Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.

Avokati Arben Llangozi tregoi shkeljet e Kodit të Familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte.

Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.

Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar.

Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi.

“Ndodhi që hapa derën dhe kanë kaluar një gjysmë ore, isha me gocën e vogël dhe motrën. Goca ishte e gëzuar dhe kur vjen burri im me dy çunat dhe një shok të çunit dhe ku merr, ishte një punëtor tek shtëpia, e merr e shtyn dhe i thotë ça do te shtëpia ime. Vjen çuni tek unë të më regjistrojë edhe mundohet të më gjuajë”, tha denoncuesja.

Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u larguar nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.

Më pas, bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti, pas tre javësh qëndrim në burg, sot është i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.

Denoncuesja: Mora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.

Gazetarja: Ju keni qenë së bashku me vajzën e vogël në momentin që është ushtruar dhunë ndaj jush. A ka dhënë ndonjë deklaratë edhe fëmija juaj?

Denoncuesja: Po, goca ime është marrë në pyetje me psikolog në Prokurorinë e Lezhës. Goca ka treguar atë, që ka parë edhe prapë Gjergj Suti është lëshuar edhe me deklarimin e gocës. Jam me të vërtetë shumë në rrezik. Është një gjë shumë e pabesueshme, që një person të vijë të gjuajë, të të shesë shtëpinë, të gjuajë në sy të fëmijës minoren dhe të jetë i lirë. Kjo nuk më duket një gjë normale.

“Stop” kërkoi informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën, ku u tha se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për Gjergj Sutin.

Eksperti mjek-ligjor, që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon, se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë, vetëm pas interesimit të “Stop”.

Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pas dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.

Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?

Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.

Marrë nga Tv Klan

gjergj suti arben llangozi

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren