1 Shkurt 2023, 12:30
Nga F.M
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Çdo emigrant i paligjshëm, përfshirë dhe shqiptarët, që do të kërkojë azil në Britaninë e Madhe duke pretneduar se është mashtruar e 'skllavërohet' nga grupet kriminale, duhet të paraqesë prova që mbështesin fjalët e tij. Ky është akti më i fundit i ndërmarrë nga qeveria britanike, që është prezantuar sot.
"Masat, që hyjnë në fuqi sipas një Akti të ri për Kombësinë dhe Kufijtë, nënkuptojnë se punonjësit e çështjeve të Home Office mund të kërkojnë në të ardhmen prova të skllavërisë moderne (si p.sh. nga një oficer policie ose punonjës bamirësie që ka ndihmuar viktimën në të kaluarën), në vend që të pranojnë një dëshmi personale,"- thuhet në artikullin e mediave lokale.
"Është krejtësisht e padrejtë që viktimat e vërteta të skllavërisë moderne mund të lihen duke pritur më gjatë për të marrë mbrojtjen që u nevojitet për shkak të abuzimit flagrant të sistemit," tha Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.
"Ndryshimet që hyjnë në fuqi do të nënkuptojnë se nëse keni kryer një shkelje, ne kemi fuqinë të refuzojmë mbrojtjen tuaj dhe t'ju dëbojmë nga vendi ynë,"- shtoi Braverman.
"Ne duhet t'i ndalojmë njerëzit që të shfrytëzojnë ligjet tona të imigracionit dhe azilit... Unë personalisht jam e vendosur të godas ata që abuzojnë me bujarinë e publikut britanik dhe e marrin vendin tonë për një udhëtim," vijoi ajo.
Zyra e Brendshme e Britanisë miratoi masat, duke përmendur rastin e një përdhunuesi të dënuar, i cili apeloi kundër një vendimi të ministrisë së brendshme për ta dëbuar atë, duke pretenduar se ai ishte viktimë e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas Zyrës së Brendshme, burri mori lirimin me kusht në pritje të apelit, kreu një përdhunim tjetër dhe sërish ndodhet në Mbretërirë e Bashkuar.
Në nëntor 2022, Agjencia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar kundër Krimit tha në një raport se grupet shqiptare të krimit në veçanti, po manipulonin me Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR) (i cili po reformohet sipas aktit të ri). Raporti pretendonte se emigrantët shqiptarë janë trajnuar për të thënë se janë viktima të skllavërisë moderne kur kapen nga autoritetet ndërkohë që punojnë në sipërmarrje kriminale si fermat e kanabisit.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.
Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.
suella braverman shqiptaret ne angli
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 12:30
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Elis Xherahu dhe Erdit Tefhasani, 39 dhe 31 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar n&eu...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 12:17
I.A
Droga
EKUADOR- "Ky grup trafikantësh droge është krijuar në vend që nga viti 2014. Kushdo që u identifikua si drejtue...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 12:22
f.g
Foto nga ceremonia
TIRANE- Me reformimin dhe Hartën e Re gjyqësore që hyri sot në fuqi bashkë me Gjykatën e Apelit n&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 12:25
F.M
Avokatura e Shteti dhe policia e Vjenës
VJENË- Një 30-vjeçar, zyrtar në Avokaturën e Shtetit në Shqipëri raportoh...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 12:16
F.M
Lefter Koka
TIRANË- Është shtyrë seanca paraprake e gjyqit për çështjen e inceneratorit të Fierit. Vendimi ë...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 11:46
f.g
Vdekja e nënës 4 ditë pas lindjes, reagon materniteti: Lindja shkoi mirë, doli nga spitali me dëshirën e saj n&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 11:45
F.M
Gjelosh Krasniqi
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Gjelosh Kraniqi, i riu që u arrestua një natë më...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 11:34
I.A
Osman Vani dhe Erjon Çekiçi
DRENOVË- Një sherr ka ndodhur në burgun e Drenovës ditën e sotme. Një i dë...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 11:21
f.g
Besiana Kadare dhe Ben Blushi
TIRANE- Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar 4 ditë pasi publicisti Ben Blushi botoi në faq...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 11:06
F.M
Spitali i Elbasanit
ELBASAN- Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha ka deklaruar se Etleva Çullhaj, 34-vjeçarja që ndër...