10 Nëntor 2022, 08:46
Nga I.A
Foto Ilustruese
KRUJË- Një shtëpi bari është zbuluar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se në kuadër të operacionit policor “Derveni” në Krujë, u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu brenda ambienteve, janë gjetur 206 bimë narkotike të kultivuara brenda vazove. Nga shtëpia e barit, u shpallën në kërkim tre persona, me emrat Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij).
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës. Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Gjendet dhe bllokohet një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba. Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”. Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve: -Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
lutfi xeka qerim xeka kledi xeka shtepi bari ne kruje
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:35
F.M
Policia e Fierit
FIER- Dy persona, të identifikuar si Orgito Lamkaj dhe Adis Caka janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:23
F.M
Dyqani në Vlorë
VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë grabitjen e një dyqani me pajisje elektronike në Vlorë. Si&cce...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:18
F.M
Eni Dollani dhe vendi ku u vra e gropos
GREQI- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë shqiptarin, Eni Dol...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 08:15
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi zgjedh...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 07:34
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria pritet të dominohet nga një mot me masa ajrore të qëndrueshme. Këtë të enjte, moti para...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 07:28
F.M
Foto Ilustruese
VLORË- Dy automjete, në pronësi të një 49-vjeçari janë djegur qëllimisht në Vlorë. ngja...
Aktualitet
9 Nëntor 2022, 23:42
k.m.
Pamje nga videoja
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh brenda ambienteve të Qendrës Spita...
Aktualitet
9 Nëntor 2022, 23:20
k.m.
Besart Kadia dhe vajzat
TIRANË- Dy studente janë shprehur kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama se studentët e mjekësis...
Aktualitet
9 Nëntor 2022, 22:46
k.m.
Pamje nga sherri
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie në fshatin Progonat të Tepelenës dhe ndërhyr...
Aktualitet
9 Nëntor 2022, 22:08
k.m.
Porti i Durrësit
Në 2 tetor të vitit 2020, Muhamed Alabbar dhe kryeministri bjellorus Roman Golovchenko shtrënguan duart në ceremo...