5 Janar 2024, 19:56
Nga r.ll
foto ilustruese
VLORË- Kapitaneria e Portit të Vlorës, ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla dhe peshkarexhat, jashtë gjirit të Vlorës, pasi në data 5-6-7 janar pritet erë e fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra.
Kapitaneria u ka bë thirrje pronarëve të anijeve që të sigurojnë mjetet e tyre lundruese. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i situatës pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 08.01.2024.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.
1. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024.
porti i vlores
Aktualitet
5 Janar 2024, 18:05
r.ll
krisjan kumaraku
BRITANI- Një i ri shqiptar i cili punonte si "kopshtar" në një fermë kanabisi u kap pasi pagoi taksën e kësh...
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:30
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jet&e...
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjermania ka shumë pak punonjës të kujdesit shëndetësor dhe po përpiqet të mbyllë bosh...
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:02
r.ll
posteri i protestes
TIRANË- Parditen e nesërme në Tiranë është thirrur një protestë pas ngjarjes së rënd&...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:40
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Vetëvrasja e 41-vjeçares, Bedrie Loka ka tronditur opinionin publik, për shkak edhe të arsyes që e ...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:47
h.k
Foto ilustruese
ELBASAN-Një 21-vjeçar është ndëshkuar me gjobë dhe i është sekuestruar automjeti në Elbasan...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:29
r.ll
foto nga homazhet
SHBA- Ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA pak ditë më parë, ku një oficer policie vrau gruan, fëmi...
Aktualitet
5 Janar 2024, 15:33
h.k
Skavica
TIRANË-Shoqata mjedisore “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetu...
Aktualitet
5 Janar 2024, 15:14
a.l
Ambulancë
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares, Bedri Loka që vrau ...
Aktualitet
5 Janar 2024, 14:59
N. F
Arben Lleshi
TIRANË- Ndonëse ka humbur jetën që prej 15 dhjetorit të vitit që lamë pas trupi i pajetë i A...