21 Shtator 2022, 15:51
Nga e.k
James Appathurai
TIRANË- Zv.ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt, James Appathurai, në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri garantoi ndihmën teknike që do i jepet vendit tonë për të ndërtuar një rrjet mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike.
James Appathurai: Ne e shohim që Shqipëria po pëson sulme shumë të rënda, të mëdha kibernetike. Por nuk jeni vetëm se ne do ju mbështesim. Doja të theksoja përpjekjet që ka bërë shteti shqiptar për të përballuar këto sulme që janë bërë. Ndihma ka ardhur nga NATO në nivel teknik por dhe në nivel individual nga kompani dhe struktura të ndryshme. Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur.
Zv.ndihmës Sekretari tha se do të shihen gjithashtu “nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë.
James Appathurai: Për faktin e sulmeve në një shkallë të gjerë dhe për një kohë të gjatë që janë bërë në drejtim të një vendi të NATO si është Shqipëria, mund të jeni të sigurt për mbrojtjen praktike të aleancës.
Një ekip i NATO-s ka mbërritur në Shqipëri, për të asistuar qeverinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike. Vizita vjen pas komunikimit të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg. Delegacioni kryesohet nga zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai.
nato james appathurai
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:48
e.k
Muhamet Rrumbullaku dhe Fabrizio Bucci
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Muhamet Rrumbullaku ka pritur n&e...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:41
k.m.
Kastriot Myftaraj
“Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër”,- kështu shprehet Violeta...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:36
e.k
Niko Peleshi dhe James Appathurai,
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se sistemet e Mbrojtjes dhe të dhënat...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:25
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj ndërkoh&...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:23
d.a.
Policia gjermane
GJERMANI- Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lart&eu...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:16
k.m.
Kopshti "Zübeyde Hanım"
TIRANË- Kopshti jopublik, pjesë e "Turgut Ozal", "Zübeyde Hanım" është mbyllur me urdhër të...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 15:08
e.k
Ardit Mustafaj
TIRANË- Ish-Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, me vendim të Kolegjit të...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 14:48
e.k
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar ditën e sotme pas publikimit të rastit ...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 14:27
k.m.
TIRANË- Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri, por ...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 14:20
e.k
Foto ilustruese
AUSTRI- Një 19-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është arres...