Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Falsifikoi vdekjen e tij për t'i shpëtuar dënimit me 25 vite burg, ekstradohet në Itali Leonard Mnella, një vit më parë u kap në SHBA
Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
16 Korrik 2025, 10:07Nga N.F
Foto
TIRANË- 55-vjeçari, Leonard Mnella është ekstraduar ditën e sotme në Itali. Mnella një vit më parë ishte u ekstradua në Shqipëri pasi u lokalizua në SHBA. Shqiptari me 3 identitete kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003. Me ekstradimin e tij sot në Itali ai do të përballet me drejtësinë italiane.
Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Ai që ka qenë në arrati për vite të tëra. Në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.