Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
VIDEO+FOTO/ Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
6 Qershor 2024, 10:56Nga N.F
Policia
All - Paragraf - 1
TIRANË- Ditën e sotme opozita po zhvillon një proteste para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare ndërsa kanë vijuar tensionet.
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.
Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione.