22 Tetor 2022, 07:31
Nga I.A
Foto ilustruese
SHBA- Një gjykatë federale e apelit lëshoi të premten një urdhër për të bllokuar përkohësisht planin e Presidentit Joe Biden për anullimin e miliarda dollarëve borxhe federale të studentëve. Gjykata e qarkut të tetë të apelit e lëshoi këtë urdhër ndërsa po shqyrton një padi nga gjashtë shtete të drejtuara nga zyrtarë republikanë për të bllokuar programin e anulimit të borxheve. Urdhëri e udhëzon administratën e Presidentit Biden të mos e vërë në zbatim programin ndërkohë që po shqyrtohet padia.
Urdhëri u dha vetëm pak ditë pasi filluan aplikimet e para për falje të borxheve studentore. Nuk është e qartë se çfarë domethënie do të ketë ky urdhër për 22 milionë personat që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program. Administrata e Presidentit Biden kishte premtuar të mos anullonte borxhe përpara datës 23 tetor, ndërkohë që po përballej me sfida ligjore, por sidoqoftë data më e afërt kur mund të fillonte anullimi i borxheve pritej të ishte mesi i nëntorit.
Pikëpyetja kryesore tashmë është nëse çështja do të zgjidhet deri më 1 janar, kur pritet të rifillojnë pagesat për borxhet studentore që ishin pezulluar gjatë pandemisë. Pritej që miliona amerikanëve t’iu anullohej plotësisht borxhi me planin e Presidentit Biden, por tashmë ata përballen me pasigurinë se mund t’iu duhet të rifillojnë pagesat në janar. Presidenti Biden ka thënë në të kaluarën se shtyrja e këtij afati nuk do të ndodhte më, por ekonomistët shqetësohen se shumë amerikanë mund të mos kenë rifituar sigurinë financiare pas përmbysjes që shkaktoi pandemia. Nëse huamarrësve që prisnin t’iu falej borxhi, tashmë do t’iu kërkohet të bëjnë pagesa në janar, ekziston frika se mund të mbeten pas në shlyerjen e faturave dhe të shkojnë drejt mospagimit të kredive.
Padia është paraqitur nga gjashtë shtete: Nebraska, Mizuri, Arkansas, Ajova, Kansas dhe Karolina e Jugut, të cilat kishin kërkuar gjithashtu masën e ndalimit për këtë plan derisa të zhvillohet procesi i apelimit.
Marrë nga VOA
joe biden
Bota
22 Tetor 2022, 07:24
I.A
Aleksandr Franchettit
ÇEKI- Një gjykatë në Pragë ka shpallur të pafajshëm një shtetas rus i cili u akuzua pë...
Bota
22 Tetor 2022, 07:22
I.A
Steve Bannon
SHBA- Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë...
Bota
22 Tetor 2022, 07:20
I.A
Lloyd Austin dhe Sergei Shoigu
SHBA- Të premten më 21 tetor, sekretarët e mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan një ...
Bota
21 Tetor 2022, 23:22
F.M
Protesta
IRAN- Protestat në Iran kanë vijuar në qytetin veriperëndimor të Tabrizit që ishte vatra e trazirave, me forca shtes...
Bota
21 Tetor 2022, 23:14
F.M
Burri që djeg restorantin
SHBA- Një burrë i vuri zjarrin një restoranti të Bangladeshit në qytetin e Nju Jorkut sepse nuk i d...
Bota
21 Tetor 2022, 23:10
Wang Zhian
KINË- Mijëra delegatë janë mbledhur në Pekin këtë javë për të rizgjedhur presidentin Xi si udh...
Bota
21 Tetor 2022, 21:59
e.k
Giorgia Meloni, Silvio Berlusconi, and Matteo Salvini
ITALI- Giorgia Meloni, që pranoi mandatin si kryeministrja e ardhshme e Italisë, do t&...
Bota
21 Tetor 2022, 21:39
e.k
Sergei Surovikin
RUSI- Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re ushtarake të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë &...
Bota
21 Tetor 2022, 21:29
e.k
Emannuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron beson se rikthimi në negociata duhet të jetë pjesë e rrugës pë...
Bota
21 Tetor 2022, 20:00
d.a.
kosove
KOSOVË- Ftesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takim me udhëheqësit e partive politike opozitare ka nxjerr...