9 Qershor 2022, 15:28
Nga I.A
Pamje nga Tirana
TIRANË- Moti i keq ka marrë një jetë në Shqipëri. Në Malësinë e Madhe, në fshatin Dedaj të Shkrelit ka ndërruar jetë Arben Ivanaj. 50-vjeçarit i ka rënë rrufeja në shtëpi, e si pasojë i ka marrë flakë banesa, ndërsa Ivanaj ka ndërruar jetë brenda. Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij, ndërsa grupi hetimor i Policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Shkarkesat elektrike dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në pjesën tjetër të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, në vendin tonë, për 30 minuta mesatarisht sot ka rënë sasi reshjesh e barabartë me 2 muaj, ose e përllogaritur ndryshe 22 litra për metër katror. Reshjet kanë nxjerrë nga shtrati Lumin Lana në kryeqytet, ndërsa në disa zona si; Pallati me Shigjeta, Ndroqi, Astiri, etj. rrugët janë përmbytur duke shkaktuar kaos edhe në trafik.
Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka sqaruar në Report Tv situatën e shkaktuar nga moti i keq në Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se të gjitha ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për normalizimin e situatës. Por situatë e ngjashme nga shirat është krijuar edhe në Gramsh, Shkodër, Vlorë, Kavajë, Vorë, e në shumë qytete të tjera të vendit. Ndërsa probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike. Zona të ndryshme në Tiranë, kanë pasur probleme me furnizimin me energji, ndërsa Policia e Shtetit gjithashtu doli me një thirrje ku kërkonte që të gjithë të fiknin dritat. Kjo pasi sipas tyre, pjesa më e madhe e aparaturave ishte nën ujë, e mund të kishte probleme për pajiset elektrike për shkak të luhatjeve që mund të krijojë tensioni.
moti i keq ne shqiperi arben ivanaj
Aktualitet
9 Qershor 2022, 15:26
A.B
Pamje nga lokali
TIRANË- Çadra e një lokali në Laprakë është çarë për shkak të reshjeve të ...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 15:19
F.M
Foto Ilustruese
MALËSI E MADHE- Një person ka ndërruar jetë si pasojë e motit të keq në Malësi të madhe. Ngjar...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 15:03
F.M
Saimir Tahiri
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënu...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:53
Foto ilustruese
SHKODËR- 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale janë zbuluar ditën e s...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:39
F.M
I mbyturi në Vlorë
VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë personin e mbytur në Vlorë, trupi i të cilit është...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:25
F.M
Vlorë
VLORË- Personi që u gjet i mbytur në bregdet të Vlorës rezulton të ketë ndërruar jetë shumë di...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:17
d..a
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Një përleshje e dhunshme me çadra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku nuk kanë munguar ...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:20
F.M
Zohar Dean Collins
TIRANË- Mediat britanike kanë raportuar vdekjen tragjike të turistit 18-vjeçar që ndërroi jetë pasi...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:08
F.M
Foto Ilustruese
VLORË- Një person është mbytur mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlor...
Aktualitet
9 Qershor 2022, 14:03
Luan Daci
TIRANË- Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që të marrë në shqyrtim ankimin e ish-gjyqtarit të Luan Daci kund&e...