26 Tetor 2022, 18:53
Nga k.m.
Foto ilustruese
Një i mitur zhvati familjen deri duke vjedhur pesë mijë euro. Kallëzimi u krye nga kryefamiljarja, pa e ditur se ndërkohë nuk bëhej fjalë për hajdutë që kishin hyrë nga jashtë shtëpisë, por që fëmija i tyre kishte rënë viktimë e abuzimeve. Tre burra përfunduan në qeli për shkak të kanosjes dhe gjobëvënies.
Shtetasit B.M., V.H., dhe F.H., akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe veprimet që ata kryen ishin pikërisht kërcënimet, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, pohojnë burimet e sigurta të Gazetasi.al.
Sipas dosjes që iu tregua Gazetasi.al, fëmija i seksit mashkull që foli në prani të psikologut, tregoi se shkoi për vizitë në shtëpinë e një shokut të tij që e kishte ftuar për të luajtur.
“Kur hyra në shtëpinë e tij, nga kuzhina doli një person i rritur me armë në dorë, më urdhëroi të zhvishesha, se në të kundërt do më vriste. E detyroi edhe shokun tim të bënte të njëjtën gjë. Nën kërcënimin e armës më detyroi të bëja seks oral dhe ndërkohë më regjistroi me telefon. Më pas më pyeti se sa para kishin prindërit dhe se nëse nuk i jepja pesë mijë euro do ta publikonte në rrjetet sociale. Kur po dilja, pashë që shoku im që më ftoi në shtëpinë e tij nuk dukej i shqetësuar dhe aty kuptova se shoku më kishte futur në kurth”.
Në ditët në vazhdim, djali i mitur, sipas burimeve ekskluzive të Gazetasi.al, u shantazhua nga tre burra në moshë të madhe, duke u njoftuar në internet.
“E pamë videon tënde dhe jemi larg një postimi. Duam para,” - i shkruan fëmijës në llogarinë e tij në Facebook.
I mituri, si fillim vodhi të gjitha bizhuteritë e shtrenjta të prindërve, duke plotësuar shumën që i kërkohej.
“I traumatizuar, 12-vjeçari u kthye në një makinë parash për gjobëvënësit”, - deklaron policia, e cila e hetoi rastin e tmerrshëm, duke shtuar se si i mituri nisi të vjedhë ngado, por tre gjobëvënësit vazhdimisht e kërcënonin.
Çështja vazhdon të jetë ende nën hetim, bëjnë me dije burimet e policisë që arrestuan tre burrat./GazetaSi
abuzohet i mituri ne shqiperi
Aktualitet
26 Tetor 2022, 18:45
a.l
Von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen do të vizitojë nesër Tiranën në kuadër t&e...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 18:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 31 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka ...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 18:09
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se një makina ka p&eu...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 18:03
k.m.
Universiteti i Mjekësisë
TIRANË- Universiteti i Mjekësisë është i pari që ka rritur pagat e pedagogëve. Në...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 17:48
k.m.
Indrit Ndoji
KRUJË- Zbardhet dosja e vrasjes së Indrit Ndojit në Fushë Krujë, pak ditë më parë. Në dosjen e Pr...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 17:32
I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Deri në 2% e popullsisë së rritur meshkuj të Shqipërisë ka kaluar në Britaninë e Madhe me va...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 17:32
a.l
Pashke Syziu
Tiranë-Ish-shefi i krimeve në Devoll Pashk Syziu është përsjashtuar nga Policia e Shtetit. Syziu u denoncua nga Mars...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 17:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për vepra të ndr...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 16:48
I.A
Kopshti Zubeyde Hanim
TIRANË- Skandali i mbylljes së institucioneve të arsimit parauniversitar Kopshti Zubeyde Hanim dhe Kolegjit Mehmet Aki...
Aktualitet
26 Tetor 2022, 16:14
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për trafik kanabisi si dhe kokaine. Në total...