19 Prill 2023, 23:30
Nga F.M
Miftar Dauti
HAS- 56-vjeçari që ka kërcënuar përgjegjësen e OSSH-së në Has rezulton se është Miftar Dauti, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Has. Ai është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka kanosur të renë e identifikuar si Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has. Mulaj rezulton se është dhe vajza e Halit Mulajt, kandidati i PS-së në Has. Këtë të fundit, Dauti e denoncoi për blerje votash pasi ndaloi furgonin e mbushur me ndihma, që drejtohej nga i biri. Për ngjarjen në fjalë gjithashtu, kanë nisur hetimet nga Prokuroria.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D.. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
miftar dauti procedohet miftar dauti entiola mulaj
Aktualitet
19 Prill 2023, 23:08
I.A
Eugen Papandile
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 19 prill vendimin për lënie...
Aktualitet
19 Prill 2023, 23:08
Arben Gjata
TIRANË- Shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ndërrohen...
Aktualitet
19 Prill 2023, 23:02
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga jeta private e Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra sot. E ftuar në "Op...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:56
F.M
Ramazan Rraja
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar momentin e arrestimit të Ramazan Rrajës. Në pamje duket Rraja brenda në ...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:53
F.M
Artan Hoxha dhe Anila Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se biznesmeni që u vra sot, Ardian Nikulaj, ka qenë prezent në mome...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:46
I.A
Sherri
TIRANË- Dy qytetarë në Tiranë janë zënë ditën e sotme në Tiranë për parkimin. Në videon ...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:47
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Ardian Nikulajn, i cili u vra sot, e ka takuar për herë të fundi...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:46
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se personi që është vrarë sot, Ardian Nikulaj renditej në listën e...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:37
I.A
Adenajd Hoxha
ITALI- 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik midis Rovato dhe Cocca...
Aktualitet
19 Prill 2023, 22:29
I.A
Foto Ilustruese
POLIÇAN- Nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e sotme në Poliçan ka humbur jetën një 15-vje&cced...