LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodiana Lala për vdekjen e Lear Kurit: Në krye të Policisë, ai që ka tentuar të fshehë rastin e Klodian Rashës e Pjerin Xhuvanit

Lala tha se analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje. Referuar deklaratave zyrtare, gazetarja thotë se policia duhet të tregojë se ku bazohet që thotë se ka gëlltitur lëndë narkotike.

20 Tetor 2022, 21:33 Nga F.M
Klodiana Lala për vdekjen e Lear Kurit: Në krye të Policisë,
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka renditur një sërë pikash të cilat i sheh të errëta në vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e policisë një natë më parë. E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se nuk priret që tu besojë deklaratave të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që drejtohet nga Ardi Veliu, njeriu që sipas gazetares synoi të fshihte dhe vrasjen e Klodian Rashës e të Pjerin Xhuvanit. Lala tha se analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje. Referuar deklaratave zyrtare, gazetarja thotë se policia duhet të tregojë se ku bazohet që thotë se ka gëlltitur lëndë narkotike.

“Lari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta. Analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje. Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit. Dua të ngre pikëpyetje nga informacione që kam marrë: Cilat janë arsyet që shtynë patrullën të verifikonin këtë person? Kishte dyshime policia që ai mund të kishte narkotikë? Ishte subjekt që po vëzhgohej? Pse u vendos të merrej për verifikim dhe cilat ishin indikacionet? Ç'ka ndodhur gjatë ndjekjes që policia thotë u bë për rreth 200 metra dhe nuk është monitoruar nga kamerat. Nga ndalimi në komisariat çka ndodhur? Rasti i Klodian Rashës tregoi se kamerat trupore nuk punonin në atë kohë. Momentin që 32 vjeçari ka zbritur në komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë. Nuk di ku bazohet policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për t'i garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës. Janë të gjitha këto pika që më thonë se duhet një analizë e thelluar sepse policia ka mbetur në vend numëro. Nuk më rezulton të ketë pasur shenja dhune por ekspertiza finale mund të nxjerrë edhe diçka tjetër. Kam edhe një moment të paqartë, thuhet që janë konstatuar shenja në kyçe nga prangosja. Ku është bazuar që është prangosur një person që është marrë për verifikim,"- u shpreh ajo.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

klodiana lala vdes lear kurti

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit