21 Korrik 2023, 19:21
Nga k.m.
Lajda Porja
TIRANË- Sinoptikana Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe për javën tjetër. Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, ajo shprehet se në fundjavë do ketë një rënie të lehtë të temperaturave me 1 ose 2 gradë celsius, ndërsa të martën tjetër do jetë kulmi i tretë i të nxehtit, ku temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë. Pas të enjtes sipas Pores do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit.
“Sot është një ditë tjetër e nxehtë. Në fakt ka një rënie dhe një freskim të lehtë në zonat veriore dhe veriperëndimore, Shkodra, Kukësi, Kopliku, Hasi të cilat gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar temperatura 41-42 gradë, sot janë rreth 1 gradë ose një gradë e gjysmë më pak. Mbetet kulmi në qarkun e Elbasanit, mbetet sërish problematik Berati, në Lazarat, Gjirokastër temperaturat do të ngjiten 42-43 gradë.
Fundjava do të sjellë një tërheqje të lehtë, nuk është se ka ndonjë ndryshim kolosal. Kemi 1 gradë rënie të shtunën dhe 1 gradë të dielën, duke bërë që nga 42 ne zbresim në 40 gradë. Parashikohet të kemi riaktivizim të masave ajrore javën tjetër. Jo më kot e kemi theksuar që kjo valë ka tre kreshta, tre kokë, tre kulme, ku parashikohet një kulm tjetër që është i fundit, të jetë ditën e martë javës tjetër, ku termometri në Shqipëri do të ngjitet sërish në 42 gradë.
Pritet një lehtësim i motit pas ditës së enjte javës tjetër, ku do të ketë tërheqje të valës. Është një valë e nxehtë që ka qëndruar dhe do qëndrojë deri në 21 apo 22 ditë me temperatura të larta. Është quajtur me tre koka apo kulme sepse zakonisht valët e të nxehtit kanë një kulm dhe më pas ka një tërheqje. Kjo ka patur tre herë radhazi temperatura ekstremisht të larta, duke sjellë probleme siç e kemi parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën jugore.
Nuk është e nevojshme paniku për stuhinë të cilën e ka përfshirë Bosnjën dhe Kroacinë. Për momentin Shqipëria nuk është në kushte të favorshme që të presim reshje apo stuhi. Do jetë një fundjavë e nxehtë, një fundjavë e kthjellët dhe të paktën deri në mesin e javës tjetër mbetemi me mot të kthjellët dhe të nxehtë”, është shprehur Lajda Porja./TopChannel
lajda porja parashikimi i motit
Aktualitet
21 Korrik 2023, 19:06
k.m.
Pamje nga aksioni
FIER- Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve n&eum...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 18:19
k.m.
Klevisi
SINGAPOR- Zgjohet herët në mëngjes, punon me orë të gjata dhe bën punë të lodhshme manuale, ndaj dhe jeta s...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 18:04
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prej disa javësh tashmë, jo vetëm zona e Myzeqesë por edhe Tirana dhe qytete të tjera janë "push...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 17:39
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- E papritur, por turistët po mungojnë në Puglia. Ekspertët flasin për mungesa 15-20% në numrin e turist...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 17:11
k.m.
Pamje nga aksidenti dhe viktima Renato Bushaj
HIMARË- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Himar&...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 17:05
k.m.
Foto ilustruese
Mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord të premten që të shtyjnë sërish afatin e Komisionit të Posa&ccedi...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Zjarri ka rën...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 15:42
k.m.
Arben Ahmetaj dhe Gerian Kuka
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, i ka ndezur dritën jeshile ndërtimit të një projekti ambicioz, me vler...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 15:12
k.m.
Davide Pecorelli
ITALI- Davide Pecorelli u diplomua si IT në Universitetin e Città Di Castello, Perugia, me rezultatin 79/110. Sipërmarr&e...
Aktualitet
21 Korrik 2023, 14:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë kufitare në Rinas, kjo pasi akuzohet se ka go...