30 Shtator 2022, 12:01
Nga A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen në kryeqytet 7 eskorta të huaja. Policia e Tiranës, informon se në kuadër të operacionit të koduar 'Contact', është vënë në pranga një vajzë nga Kolumbia, e cila ishte organizatore e rrjetit të prostitucionit në kryeqytet.

30-vjeçarja nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion vajzat e ardhura në Shqipëri nga Spanja, Venezuela dhe Rusia. Këto vajza, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave. Policia procedoi penalisht 4 persona në Tiranë, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Contact", për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Vihet në pranga 1 shtetase kolumbiane, organizatore e rrjetit të prostitucionit, në Tiranë. Vihen në pranga edhe 6 shtetase të huaja që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion. Procedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre, shtetaseve të huaja.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Contact". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetaseve:
B. R., 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja B. R. shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
prostitucion ne tirane
Aktualitet
30 Shtator 2022, 11:46
d.a.
policia italiane
ITALI- Në orët e para të sigurimit të Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Potenzës, Komanda Kra...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 11:34
A.B
Droga
EKUADOR- Ekuadori ka hyrë në radarin e mafieve shqiptare dhe kjo është dëshmuar në shtimin e marrëveshjeve t&...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 11:21
A.B
Policia
DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë personin me inicialet A. B., 40 vjeç, si dhe ka proceduar penalis...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 10:43
A.B
Lenda narkotike
AUSTRALI- Gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga në Melburn. Në mesin e tyre është dh...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 10:06
F.M
Arbër Paplekaj
ELBASAN - Ditën e sotme në seanca e shtatë për pandehurin Arbër Paplekaj , i cili akuzohet për vrasjen e ...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 09:26
d.a.
Policia italaine
ITALI- Një shtetas shqiptar 67 vjeç, me nivelin e alkoolit që i kalonte 2 g/l, ka qenë protagonist i aksid...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 09:22
A.B
Policia
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor të koduar 'Center'. Në pranga kanë përfundu...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 08:51
A.B
Esmin Ferhati
GREQI- Mafiozi shqiptar 30-vjeçar Esmin Ferhati i njohur ndryshe si “Esko” udhëtonte gjithmonë me eskorta ...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 08:17
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë mb...
Aktualitet
30 Shtator 2022, 07:54
A.B
Pema e rrezuar
TIRANË- Një pemë ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e 'Myslym Shyrit' në kryeqytet, d...