LIVE UPDATES
Aktualitet

Konfiskohen 16 pasuritë e mafiozit të Camorras në Durrës, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Muollon

Muollo rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

6 Korrik 2023, 15:25 Nga A.B
Konfiskohen 16 pasuritë e mafiozit të Camorras në Durrës,
Ferdinando Muollo

DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar 16 pasuritë e italianit, Ferdinando Muollo-s, i cili dyshohet se është pjestar i grupit mafioz të Durrësit. Sipas Prokurorisë, italiani përveç dënimit të me 12 vite e 6 muaj burgim, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare.

Muollo rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Kështu, Prokuroria ka konfiskuar 16 pasuri të italianit, të gjitha në Durrës. 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Durrës i konfiskon pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian Ferdinando Muollo, për Veprën Penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dëguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: Ferdinando Muollo, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.

Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Përsa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian.

Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri F. M, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare. Ky shtetas, rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, si dhe për një hetim sa më të plotë dhe objektiv është vendosur kryerja e një ekspertimi ekonomik.

I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.

I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.

Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d”  i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar:

·         Deklarimin fajtor të pandehurit F.M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

·         Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:

1.      Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;

2.      Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);

3.      Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;

4.      Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;

5.      Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;

6.      Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

7.      Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

8.      Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;

9.      Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;

10.  Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;

11.  Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;

12.  Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;

13.  Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.

14.  Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.

ferdinando muollo prokuroria e durresit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit