Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.92 Lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i këtij viti, kursi Euro-Lek ka rënë me 0.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rënia ka arritur në 3%.
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha vendase është forcar sot ndaj të gjitha valutave kryesore dhe ka shënuar një rekord të ri historik në kursin e këmbimit me Euron.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.92 Lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i këtij viti, kursi Euro-Lek ka rënë me 0.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rënia ka arritur në 3%. Kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe efektet në çmimin e naftës kanë trazuar tregjet botërore dhe kanë rritur frikën për një valë të re inflacioni.
Në krizën e fundit inflacioniste, të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro kaloi një fazë disaditore paniku, e shoqëruar me një forcim të shpejtë të Euros, që gjithsesi u amortizua shpejt, edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Këtë herë, as frika për një goditje inflacioniste nuk ka sjellë qoftë edhe përkohësisht një trysni mbi kursin e Lekut, që vazhdon të shënojë rekorde të reja historike.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e Euros në tregun e brendshëm vazhdon të jetë e lartë, edhe në nivele jo të zakonta për tremujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, vazhdon të ketë gjithashtu një rol dytësor në forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë ndërkohë vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të vazhdueshme në tregun valutor, nëpërmjet blerjes së Euros, por kjo vetëm sa po e ngadalëson rënien e monedhës europiane, që, në mungesë të rolit të Bankës Qendrore, do të kishte rënë në nivele edhe më të ulëta.
Për momentin, kriza që ka shkaktuar konflikti i radhës në Lindjen e Mesme po reflektohet në rritjen e fortë të çmimeve të naftës edhe në tregun shqiptar. Çmimet e naftës janë rritur me afërsisht 25% krahasuar me nivelin e parakrizës, ndërkohë që qeveria shqiptare është angazhuar të ndërhyjë me ulje të nivelit të akcizës dhe rikthimin e Bordit që kontrollon çmimet me pakicë.
Shtrenjtimi i naftës nuk është përcjellë ende në zinxhirin e tregtimit të mallrave dhe shërbimeve, por, nëse çmimet nuk bien, një gjë e tillë do të jetë e pashmangshme.
Megjithatë, tregu financiar shqiptar për momentin nuk duket të shfaqë shqetësim lidhur me pritshmëritë për rritje të inflacionit. Leku vazhdon të forcohet, ndërsa edhe normat e interesit dhe yield-et e titujve qeveritarë ngelen në nivele shumë të ulëta.
Në rast se rreziku inflacionist për ekonominë botërore do të materializohet, është e pashmangshme që rritja e çmimeve të përcillet edhe në tregun shqiptar. Duke pasur parasysh pozicionin e thellë negativ në tregtinë e mallrave, bilanci i llogarisë korrente të vendit do të vendoset nën presion të fortë. Në teori, një skenar i tillë do të krijonte premisa për zhvlerësimin e Lekut dhe ringritjen e valutave të huaja, sidomos Euros.
Por, një skenar i tillë nuk ndodhi në krizën e vitit 2022, kur, falë prurjeve të mëdha valutore nga burime të tjera, Leku i rezistoi thellimit të deficitit tregtar dhe vazhdoi të forcohej, duke ndihmuar edhe në nivele inflacioni më të ulëta, krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje./Monitor.al
Lufta UKRAINË- Ukraina njoftoi të martën se Rusia i ka lëshuar 426 dronë dhe raketa drejt saj, teksa bisedimet për paqe vazhd...
Hava Delibashi TIRANË- Ish-nënkryetarja e AKSH-it Hava Delibashi është paraqitur sot për tu marrë në pyetje nga Pro...
Jani Prenga TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, autorin e vrasjes së Jani P...
Ervis Martinaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e familjarëve dhe mbrojtësve ligjorë të të...
foto ilustruese Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese, duke e çuar naftën ...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge n...
Erion Veliaj TIRANË- Sot zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bash...
Çmimi i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tre...
policia e shtetit TIRANË- Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë hyn sot në fa...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jord...