18 Tetor 2022, 23:26
Nga DOSJA
Albin Kurti në Tiranë
TIRANË- Në 13 Shtator, një vizitë e beftë e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë ku takoi homologun Edi Rama, tërhoqi vëmendjen. Ishte raportuar se Kurti kishte lënë në mes madje mbledhjen e qeverisë atje. Ka pasur raportime se edhe Kosova mund të ishte nën sulme kibernetike me qëllime destabilizimi. Akoma më keq, burime në qarqe të ndryshme nga strukturat e sigurisë flasin për organizimin në Veri të Kosovës të një grupi merecenarësh të njësisë famëkeqe ruse “vagner”.
Këto informacione, lidhen ngushtë edhe me afrimitetin mes Rusisë dhe Iranit, dhe interesave të tyre në Ballkan. Ekspertët thonë se publikimi i të dhënave që vijnë kryesisht nga organe si Policia e Shtetit janë mjaft problematike dhe sensitive. Në momentin që shohin dritën e publikimit mund të shërbejnë si nxitje për konflikte.
“Një pjesë e njerëzve që kanë qenë në gjurmim policer, për vepra penale të rënda të ndryshme do të kuptojnë dhe do të marrin masa për të zhduk prova, për tu larguar hetimit, e dyta, një pjesë tjetër do të kuptojë që jam në polici sepse informacionet për mua i paska dhënë tjetri, pavarësisht se a janë të vërteta a s’janë të vërteta. Dhe do kemi përplasje të individëve qofshin këta të botës së krimit qofshin këta jo të botës së krimit por që kanë bashkëpunuar me policinë. E treta, goditet bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar sepse krimi i org është internacional” u shpreh ish prokurori, Shkëlqim Hajdari.
“Shteti shqiptar është hakeruar vetëm në dy vitet e fundit 5 herë pra kemi pasur 5/6 herë rrjedhe të dhënash dhe akoma kemi të njëjtën politikëbërje të këtyre institucione të cilat paguhen dhe të cilave iu është besuar të na mbrojnë të dhënat por duket që këtë punë nuk po e bëjnë dhe situata po shkon gjithnjë e më keq” u shpreh eksperti IT, Besmir Semanaj.
“Pikëpyetje të tjera lindin që ndoshta dhe kryeministri ishte pak skeptik për këtë sigurinë e AKSHIT sepse vetë ai nuk përdor” u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.
Marrë nga TOPCHANNEL
albin kurti edi rama irani sulmon shqiperine
Aktualitet
18 Tetor 2022, 23:16
Dosja e iranianëve
TIRANË- Grupi i dytë prej dy personash dyshohet se ka qenë në ambientet ë një kompleksi mjaft të...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 23:10
Dosja për itanianët
TIRANË- Grupi i personave që flisnin turqisht kanë pasur mbështetje të gjerë në terren nga...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 23:07
Rinas
TIRANË- Tre rastet e trafikut të kanabisit nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Stambollit të kapura nga polica Turke dëshm...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 22:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të aborteve spontane. E ndërsa abortet në tërësi kanë n...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:46
Denoncimi në Fiks Fare
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me lejet e shfrytëzimit të plazh...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:36
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Brendshme angleze “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj&nbs...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:26
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një grup i strukturuar kriminal është shkatërruar nga Policia greke. Grupi kishte lejuar kalimin...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:27
Këshilli i Lartë Gjyqësor
TIRANË- Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:21
F.M
Jani Kola
TIRANË- Jani Kola ishte 18 vjeç kur nisi punën për mbushjen me gurë të një burimi me ujë të krista...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 21:08
Personi që flet
SARANDË- Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë n...