LIVE UPDATES
Aktualitet

Lushnje/ Përurohet Obelisku për kardinalin e parë shqiptar Mikel Koliqi

Në Gjazë, një fshat i vogël në hapësirën e pamatë fushore të Lushnjës, ka ende gjurmë të godinave ku qëndronin të internuarit gjatë regjimit komunist, ndonëse strehët kanë nisur të hapen e shumë godina janë rrënuar apo transformuar.

1 Qershor 2024, 18:18 Nga B.Z
Lushnje/ Përurohet Obelisku për kardinalin e parë shqiptar Mikel
Obelisku

LUSHNJE - Në fshatin Gjazë të Lushnjës ku kardinali i parë i kishës katolike shqiptare Mikel Koliqi vuajti nën regjimin komunist interrnimin u përura një obelisk në nderim të tij. Kardinal Koliqi, është një nga figurat më të ndritura të kishës katolike shqiptare, që kaloi 20 vite burgim dhe 23 vite të tjera në kampet e internimit dhe të punës së detyruar të diktaturës komuniste.

Në Gjazë, një fshat i vogël në hapësirën e pamatë fushore të Lushnjës, ka ende gjurmë të godinave ku qëndronin të internuarit gjatë regjimit komunist, ndonëse strehët kanë nisur të hapen e shumë godina janë rrënuar apo transformuar.

Në njërën prej tyre, fare afër rrugës, jetonte prej tetë vitesh në varfëri dhe në vetmi Mikel Koliqi, i cili ishte 75 vjeç, ku sipas dëshmive të kohës, forcat e Sigurimit të Shtetit e arrestuan.

Simon Mirakaj që vuajti në këtë kamp e kujton ditën e arrestimit të Mikel Koliqit dhe vlerëson lart figurën e tij.

“Ne na kishin vendosur një televizor në sallën e kinemasë dhe po shihnim një ndeshje futbolli. Në momentet e fundit të ndeshjes hynë dy operativë me dy automatikë në krahë. Ne shtangëm. Pasi mbaroi ndeshja vajtëm në shtëpi dhe mblodhëm fotografitë dhe i futëm poshtë një peme në oborr. Thirrëm vajzën e vëllait që ishte shtatë a tetë vjeçe. I thamë shko shiko targën e makinës që ka ardhë. Targa “ 01” ishte e xhipsit të Degës së Punëve të Brendshme të asaj kohe. Ajo nuk vonoi dhe vjen duke qarë" , thotë: arrestuan xhaxhi Dom Mikel Koliqi.”

Ndërsa Muhamet Nela që jetoi në Gjazë thotë se shkonte shpesh për të marrë mësime tek Dom Mikeli, që njihte 8 gjuhë dhe përcillte për të rinjtë një kulturë të jashtëzakonshme.

“Në këtë dhomë ku po zhvillojmë intervistën futën Mikle Koliqin dhe Nuredin Kelmendin. Unë pasi mbaroja gjashtë orë mësimi në gjimnazin e Krutjes vija direkt këtu, nuk shkoja në shtëpi vetëm për të marrë mësime ilegalisht nga Dom Mikeli. Ai ishte poliedrik .Tetë gjuhë i njihte me themel dhe letëristë e atyre gjuhëve i njihte me themel. Kishte njohuri të thella edhe për muzikë."

Shumë afër vendit ku Mikel Koliqi jetoi në interrnim nën kujdesin e Kryetarit t Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni u përurua një obelisk në nderim të tij.

Zoti Ndregjoni thotë se Kardinali i Parë shqiptar i Kishës Katolike është një figurë e ndritur jo vetëm e fesë por edhe e kombit shqiptar.

“Mendova që kjo figurë e shquar do ta nderojë Lushnjën, do ta nderojë Gjazën . Ai kaloi 21 vite të interrnimit të tij në gjithë kampet e interrnimit të Lushnëjs. Mikel Koliqi i përket asaj plejade të shekullit të XX-të që dhanë cdo gjë për kombin dhe ne pasardhësit e tyre i kërkojmë sot falje Mikel Koliqit që pas 30 vitesh që u shpall Kardinal ne po i ngremë këtë obelisk madhështor."


Ndërsa kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa e vlerëoi lart rolin e Mikel Koliqit.

“Dom Mikel Koliqi me thjeshtësinë e njeriut të madh që e shoqëroi gjatë gjithë jetës përjetoi kalvarin e vuajtjeve për dekada me radhë përmes burgosjes dhe interrnimit për të vetmen arsye, sepse besonte në zot.”

Ndërsa nunci apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi solli përshëndetjet e Papa Franceskut në këtë ceremoni dhe përkujtoi ndërimin që Papa Gjon Pali i Dytë i bëri Mikel Koliqit .

Edhe Arqipeshkvi i kishës katolike shqiptare Angelo Massafra, vlerësoi figurën e Mikel Koliqit jo vetëm si klerik, por edhe si muzikant dhe publicist duke kujtoi mesazhin që Mikel Koliqi la kur u shpall Kardinal.

“Para së gjithash të kemi bashkim. Të mos shikojmë dasitë dhe inatet. Të mos shikojmë interesat vetjake por të shikojmë të mirat e popullit dhe të kombit.”

Mikel Koliqi pas arrestimit të tretë në Gjazë u dënua me 15 vite burg nga regjimi komunist nga të cilat ai vuajti 11 vite dhe u lirua nga burgu për shkak të moshës 86 vjeçare.

Sipas dëshmisë së vet Mikel Koliqit në gjithë jetën e tij ai kaloi në burgjet e tmerrshme të komunizmit 20 vite dhe 23 vite të tjera në kampet e internimit duke e nisur nga kampi i tmerrshëm i Bedenit të Kavajës për të vijuar në Pojan të Korçës , në zonat malore të Vlorës dhe më pas në Gjaz të Lushnjës.

Papa Gjon Pali II e emëroi Mikle Koliqin “monsinjor” në janar të vitit 1992, dhe e shuguroi “Kardinal” në moshën 92-vjeçare më 26 nëntor të vitit 1994 në Vatikan.

Mikel Koliqi u bë kështu shqiptari i parë që u ngrit në Kolegjin e Shenjtë të Kardinalëve, organin më të lartë i Kishës Katolike Romake

"I burgosur dhe i penguar për vite të gjata në ushtrimin e misionit të tij priftëror," "ai, si një lis i fortë, nuk u frikësua kurrë, duke u bërë një shembull i ndritshëm i besimit”, shkroi Papa Gjon Pali në prag të vdekjes së tij.

Pas rënies së komunizmit Mikel Koliqi u nderua së me titullin "Nënë Tereza" dhe vetëm pak ditë para vdekjes, me titullin më të lartë "Nderi i Kombit". /VOA

mikel koliqi obelisk

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci