23 Dhjetor 2022, 09:02
Nga I.A
Kakavije
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kakavijë për kontrabandë mallrash. Mësohet se në pranga ka rënë një 50-vjeçar nga Fieri, i cili kishte një furgon me mallra kontrabandë si dhe një doganier në Kakavijë. Në furgonin e kapur janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore, industriale, medikamente mjerësore si dhe sasi nafte. Të arestuar kanë mbetur Flamur Goga dhe Thoma Karanxha.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Artikujt", për goditjen e kontrabandës me mallra. U kap duke transportuar mallra të ndryshme të kontrabanduara, vihet në pranga drejtuesi i furgonit. Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi lejoi kalimin e mallrave, në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Artikujt", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. G., 50 vjeç, banues në Fier dhe Th. K., 39 vjeç, banues në Kakavije, me detyrë doganier në Pikën Doganore Kakavije.
Shtetasi F. G. u arrestua pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip furgon, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse.
Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilët akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorim i detyrës".
flamur goga thoma karanxha
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:23
a.l
sharrë elektrike
GREQI- Një ngjarje e pazakontë po r edhte tronditëse në të njejtën kohë është shënu...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:38
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Tre makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. mësohet se ngjarja ka nd...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:35
F.M
Policia
FIER- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi rezulton se është pronari i makin&eum...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:14
I.A
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Mësohet se rreth orës 1:00 një...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:18
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shumë shqiptarë janë ndaluar që të merrnin pjesë në vizit&...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 08:05
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të botuara në portalet vendase. Në faqen e parë të Dosja.al është...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 07:52
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme. Edhe sot, moti pritet të jetë me a...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 07:36
Marjana Semini
TIRANË- Profesore e shkencave juridike, Marjana Semini, u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, në m...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 01:06
k.m.
Momenti i numërimit të votave
TIRANË- Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat e nevojshme për t'u zgjedhur nga Kuve...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 00:20
k.m.
Klodiana Lala dhe Artan Hoxha
TIRANË- Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Të ftua...