Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmi në zyrat e “One” gjatë Krishtlindjeve mbetet i dyshimtë. Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron mundësinë e ndërhyrjes në server dhe lidhjeve me dosjen hetimore të Erion Veliajt
TIRANË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zyrat e kompanisë telefonike “One” gjatë natës së Krishtlindjeve, ku dy persona të maskuar janë futur në ndërtesë dhe kanë kryer një akt të dyshimtë.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë incident, duke theksuar se ka shumë pikëpyetje që mbeten pa përgjigje.
Sipas Lalës, hetimet janë shoqëruar me mungesë informacioni dhe policia ka njoftuar vonë për ngjarjen, që u bë e njohur vetëm përmes mediave. Në orën 02:30 të mëngjesit të 25 dhjetorit, dy persona të maskuar hynë në zyrat e “One” dhe dëmtuan një derë, megjithatë, sipas informacionit të policisë dhe punonjësve të sigurisë, ngjarja u mbajt e fshehtë dhe nuk u denoncua.
Gentian Koçi, punonjës sigurie në këtë kompani, ka pranuar se dy të dyshuarit kanë hyrë në zyrë dhe kanë përdorur një levë, por nuk ka pasur dëme të mëdha dhe nuk ka pasur kallëzim për ngjarjen.
Klodiana Lala thekson se dyshimet janë të forta për mundësinë që pas këtij sulmi të fshihet diçka më e madhe. Ajo shtoi se mund të ketë pasur ndërhyrje në serverin e kompanisë dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kompania “One” është një nga klientët kryesorë të Arbër Veliajt, vëllai i Erion Veliajt, dhe Lala ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e lidhjeve mes kësaj ngjarjeje dhe hetimeve që po zhvillohen për figura të rëndësishme të politikës.
Klodiana Lala:
Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe.
Gentian Koçi punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert de duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.
Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”.
Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.
Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra.
Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.
Kompania "One" është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Ka dyshime por në momentin është në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj.
Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Velaij. Po këqyren shumë kamera të bizneseve përreth.
Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.
Kompania “One” është klientja kryesore e kompanisë "Gogel" të vëllait të Erion Veliaj, Arbër Veliaj.
Foto ilustruese PEQIN - Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në njësinë administrative Gjocaj n&eum...
Pamje nga aksidenti ne Greqi GREQI - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në Avenu...
foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtic...
Foto ilustruese VLORË - Sipas ligjit për blerjet publike me vlerë të vogël deri në 120 mijë lekë, kontrata duh...
Takimi i nënës dhe të birit TIRANË - Policia ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone në Sh...
SARANDA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka ...
Tomi Kallanxhi TIRANË - Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur së fundmi për mbylljen e aplikacionit TikTok. I ftuar në TV Kla...
Foto nga aksidenti TIRANË - Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sa...
Foto ilustruese GREQI - Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane&nbs...
Foto ilustruese TIRANË - Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të ...