LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO- Momenti kur hajduti hyn në dhomën e hotelit dhe merr miliona lekë

Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit.

12 Tetor 2022, 22:33 Nga k.m.
ME VIDEO- Momenti kur hajduti hyn në dhomën e hotelit dhe merr miliona
Momenti i grabitjes

Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në Shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdutët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra.

Shkuam në det, kalamajtë shkuan për të marrë diçka tek dhoma dhe gjetën derën hapur. Ishte masakruar. Kishin marrë çfarë kishin dashur dhe një shumë të hollash. Hoteli quhet “Ciao Borsh”, ndërkohë që ishte hapur edhe dhoma e gocës së pronarit paralel. Edhe aty kishin marrë disa para. 1 milion lekë, diçka e tillë. Bëmë denoncimin sipas rregullit në Himarë, që atëherë nuk kemi marrë përgjigje. Të dalë e vërteta sepse kursimet tona për 4-5 ditë pushime u kthyen në stres. Më shumë u stresuan kalamajtë”, u shpreh Korani.

Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala.

Pronari Hito Lala: Janë marrë lekë dhe neve, janë marrë gocës lekë.

Gazetarja: Kjo është hera e parë që ka ndodhur?

Pronari Hito Lala: Po, hera e parë. Kam 3 dhoma plazhi, në njërën rrinte goca, në kat me ata. Ajo ka patur 2000 e ca euro dhe lekë shqiptare. Tani ku t’i gjej gjithë ato lekë? Kush mund t’i japë, po nuk u kapen autorët? S’e di fare, si do funksionojë kjo punë. S’e di fare, o motra. Asnjë lloj informacioni, as prokuroria, vajti 1 vit pak a shumë.

Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hajduti ka qenë i maskuar.

Hito Lala tregoi se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë?

Hito Lala: Po! Morëm targën, që e kapën kamerat dhe nga ajo u zbërthye e gjitha. Kapën atë djalin, e prunë në Himarë, ai ka bërë deklaratë në Himarë, po unë s’kam informacion, se çfarë ka thënë. Ka thënë, që ia kam dhënë filanit makinën.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë nga x person dhe ndërkohë ky x person në Qeparo ia ka dhënë Y?

Gazetarja: Dhe Y është personi që ka hyrë në ndërtesën tuaj, në hotelin tuaj?

Hito Lala: Kanë qenë dy veta, një ka qenë shoferi. Ky nga Tirana dhe ai tjetri mendohet bashkëpunëtor nga Borshi.  

Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallëzim.

Informacioni: Jo, për te Hito Lala janë nisur dy herë. Është ngjarja, që thua ti dhe janë nis në prokurori. Në momentin, që janë, nisen në prokurori, duhet të marrësh informacion në prokurori, jo tek neve!

Qytetari:  Po prokuroria tani është në Vlorë, apo Sarandë?

Informacioni: Në Vlorë, në Vlorë! Prokuroria në Vlorë thuaji, në shtator të 2021-shit. Ka qenë rreth datës 10 shtator.

Informacioni: Po 10 Shtator janë nis materialet,- thuaj asaj sekretares, kur të dalë ajo,- aty thuaj rreth datës 10 shtator 2021-shit janë nis materialet nga komisariati i Himarës.

Po materialet janë çuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti./tvklan.al

gëzim korani borsh grabitja e hotelit ne borsh

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen