LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Do ketë ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë.

24 Janar 2023, 12:53 Nga A.B
Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Do ketë ngrica
Brisilda Sina

TIRANË- Brisilda Sina, Përgjegjësja e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile ka dhënë përditësimin nga situata e motit në vend. Sipas tyre, dita e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës ndërsa ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër. Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë.

Situata për shkak të kushteve të motit

Sipas parashikim të motit nga Instituti Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditët në vazhdim do të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin. Ditën e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës, ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër. Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,6 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6,10 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,55 m nga 8,7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 5,9 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët vijojnë funksionalitetin me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 500 m3/s. Në basenin ujëmbledhës Koman janë 250 m3/s dhe Vau i Dejës 40 m3/s. Shkarkimet do të vijojnë me 300 m3/s. Shkarkimet në Digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkeputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, KorCcë dhe Shkodër.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.
Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur mbetet 1400 ha përkatësisht në njësinë administrative Ana e Malit 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç 100 ha. Banesa me prezencë uji në oborre janë 15 në fshatin Obot, bashkia Shkodër. Në qarkun e Lezhës vijon të ulet shifra e sipërfaqes së përmbytur në 230 ha, ku 200 ha janë në bashkinë Lezhë dhe 30 ha në bashkinë Kurbin.

Infrastruktura rrugore vijon të jetë e qarkullueshme pa probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe turistike.
Në bashkinë Shkodër: Rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. Në qarkun Elbasan, janë pastruar akset rrugore Librazhd - Prrenjas dhe Gramsh – Moglicë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur rënie inertesh. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë - Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Shtyllë - Panarit. Në aksin Bogë - Theth është funksional segmenti Bogë - Qafë Thorë.

Ka vijuar puna nga ARRSH për pastrimin nga ortekët në segmentin tunelet panoramike. Në qarkun e Dibrës në disa segmente trashësia e dëborës varion nga 10-15 cm. Rruga e Dardhës në km e 7 trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Rruga e Voskopojës km 13 trashësia e dëborës varion nga 3 cm - 5 cm. Vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 68 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmërisë së lartë. Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për të mbështetur të gjitha kërkesat e pushtetit vendor me qellim përballimin e situatave që mund te krijohen si pasojë e kushteve të motit. 

brisilda sina permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen