22 Qershor 2023, 17:27
Nga A.B
Shyqyri Nimani
KOSOVË- Ndërron jetë në moshën 82-vjeçari profesori i njohur shqiptar i kaligrafisë, Shyqyri Nimani, i cili është dhe hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nimani ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog. Ai njihej nëpër hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Ai u lind në Shkodër më 6 maj 1941 në një familje me prejardhje nga Gjakova të shpërngulur para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, i biri i Ramiz Shyqri Nimanit dhe Hatmane Batushës; i ati kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10.
Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi dhe më pas punoi si profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976-1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979-1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës.
Ka qenë gjithashtu dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991-1994. Merrej me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja./Dosja.al
shyqyri nimani
Bota
22 Qershor 2023, 17:18
a.l
Hunter Biden
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, pranoi fajësinë për dy akuza penale këtë javë. Ndërs...
Bota
22 Qershor 2023, 16:59
A.B
Pasojat
SHBA-Një tornado goditi qytetin Matador të Teksasit, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë,...
Bota
22 Qershor 2023, 17:10
a.l
Greqi
GREQI- Aksidenti i javës së kaluar i një anije të mbushur me emigrantë në Detin Mesdhe, në ujërat pranë ...
Bota
22 Qershor 2023, 17:03
a.l
Neil Holland
KOSOVË- Ambasadori britanik Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi i ka bërë thirrje Serbisë t&e...
Bota
22 Qershor 2023, 16:57
a.l
Richard Grennell
KOSOVË- Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Pri...
Bota
22 Qershor 2023, 16:42
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka nënshkruar ligjin nr 2309-IX që ndalon importin dhe shpërndarjen e libr...
Bota
22 Qershor 2023, 16:26
a.l
Alan Estrada
Aktori meksikan Alan Estrada ndau së fundmi përvojën e tij të udhëtimit për në 'Titanic' në 'Titan sub...
Bota
22 Qershor 2023, 16:13
a.l
Dragisha Milenkoviç
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për serbin e identifikuar m...
Bota
22 Qershor 2023, 16:18
A.B
Joseph Borell
BRUKSEL- Në Bruksel ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të...
Bota
22 Qershor 2023, 15:52
a.l
Pekin
KINË- Temperaturat në Pekin u rritën mbi 40 gradë Celsius të enjten për herë të parë q&eu...