10 Shkurt 2025, 13:34
Nga r.ll
pajtime fetahu
TIRANË- Dy eskpertë të mjekësisë ligjore të caktuar për të përcaktuar nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën apo sjell komplikacione ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, kanë kryer betimin në Gjykatën e Posaçme për ekspertizën që do të kryejnë.
Ndërkohë, javën e ardhshme në seancën e radhës, pritet që dy ekspertët të sjellin edhe konkluzionin e raportit të ekspertimit. Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e akuzuar për lidhjen me bandën kriminale të Suel Çelës ka kërkuar të lirohet nga qelia për shkaqe shëndëtësore. Ajo mbahet në qelinë e paraburgimit në Pogradec që prej muajit nëntor të vitit 2024.
Rreth dy muaj më parë SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias. Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.
pajtime fetahu gjkko
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 13:17
N.F
Arrestimi
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:57
r.ll
KOSOVË- Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga num...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:59
N.F
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykim 5 persona në lidhje me vrasjen e Briken Sana...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:44
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon ende me numërimin e votave në Kosovë. Ndërkohë deri tani ka p&eu...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:26
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kur janë numëruar 90 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41 për qind e pasuar nga Pa...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:18
N.F
TIRANË- Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo i ka shkruar një letër kandidates për drejtuese të televi...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 12:08
I.A
Emigrantet
ITALI- Plani mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama për emigrantët pritet që të ketë...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:40
N.F
Foto ilustruese
GJILAN- Një person është vën në pranga në Gjilan pas një incidenti në një qendër votimi p...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi iu ka bërë sot thirrje bashkive u bën thirrje bashki...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 11:25
N.F
Gentian Sula
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e so...