24 Gusht 2025, 12:25
Nga r.ll
bimet
KURBIN- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata".
Shtetasi me inicialet A.B., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë operacioni policor vijon në të gjithë territorin e vendit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e kurbinit
Aktualitet
24 Gusht 2025, 11:18
r.ll
aksident ne fier
FIER- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet tip Land Rover ka përplasur n...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 11:07
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij para fëmijëve të tyre në Volos ka mbërritur në gjykat&...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotm nga Belgjika. Edson Jozëik alias Eds...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:45
r.ll
aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin në fshatin Kallm i Vog&eum...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:29
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Holanda për trafik droge është...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:26
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë po zhvillohet paraditen e sotme në Vlorë. Banorët e fshatrave Velçë, Bashaj, Ma...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:14
r.ll
artur zheji
TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare,...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:49
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Anëtarët e dy familjeve me origjinë shqiptare janë përleshur fizikisht mes tyre në Itali, dhe si ...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:28
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në një lokal në fshatin Çukas në...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:16
r.ll
aksidenti
BULQIZË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Bulqizë-Peshkopi, në fshatin Peladhi. Sipa...