“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Samiti i BE në Tiranë/ Thuajse gati Pallati i Kongreseve, tapeta të kuq dhe motive sixhadesh në logo, montohet edhe fonia
Pastrimet e fundit po bëhen tek Pallati i Kongreseve, ndërsa ambientet e brendshme janë mbushur me "booths" nga ky liderët europiane do të japin prononcimet e tyre për mediat shqiptare dhe të huaja.
5 Dhjetor 2022, 16:56Nga k.m.
Pamje nga përgatitjet
TIRANË- Pallati i Kongreseve po bëhet gati për të pritur që do zhvillohet nesër në Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Shqipëri. Pastrimet e fundit po bëhen tek Pallati i Kongreseve, ndërsa ambientet e brendshme janë mbushur me "booths" nga ky liderët europiane do të japin prononcimet e tyre për mediat shqiptare dhe të huaja. Po ashtu, ka edhe stenda dhe podiume, të gjitha të dekoruara me motivet e sixhadeve, ashtu si edhe në logon kryesore të samitit.
Ndërkohë që jashtë, po pastrohet, është bërë gati tapeti i kuq për t'u shtruar; fonia po bëhet gati; ndërkohë që nuk mungojnë njerëzit e ndarë në grupe që delegojnë punën tek të gjithë punjësit që gjithçka të jetë gati për nesër. Në podiumet e ngritura sot, nesër do të diskutohet lidhur me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
E gjitha, gati për nëser pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Samiti do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.