1 Nëntor 2022, 13:42
Nga a.l
Tiranë
TIRANË- Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kokaine në një tabakino në pronësi të tyre, në zonën e Mëzezit.
Arrestimi i vëllezërve nga Tirana të identifikuar me emrat Denilson Mata 25 vjeç dhe Besart Mata 29 vjeç., është bërë në kuadër të operacionit “Tabachino”.
Policia sqaron se janë kryer kontrolle edhe në banesën e tyre ku janë sekuestruar 40 doza kokainë, gati për shitje dhe një dorezë metalike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tabacchino", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6. Shpërndanin doza të lëndës narkotike kokainë, në një tabakino, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Sekuestrohen doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Tabacchino".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin "Tabacchino" që administronin dy vëllezërit, në rrugën "Kasem Shima", dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
operacion tirane
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 14:15
e.k
Momenti i shoqërimit në Polici
VLORË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës ditën e ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 14:10
a.b\
Prokuroria
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasurinë e biznesmenit Pëllumb Tuda në Durrës. Gjykata e Shkallës...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 14:15
k.m.
Ilir Allkja
TIRANË- Mjeku Ilir Allkja ka fituar gjyqin për shkarkimin e tij nga puna nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Teres...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 14:02
A.B
Briken Sanaj
TIRANË- Vrasja e 38-vjeçarit Briken Sanaj tek Kodra e Diellit mbrëmjen e 30 tetorit është ende pa autor. Kur k...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 13:25
a.l
Fatmir Manellari
POGRADEC- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin Fat...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 13:17
A.B
Policia
BULQIZË-Gerhard Lala është arrestuar sërish nga policia. Ky person, ka thyer masën e sigurisë 'arrest me burg' e m&eu...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 13:07
A.B
Vendi i ngjarjes
DURRËS- Plagoset një person në Durrës.Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 12:46
a.l
Foto Ilustruese
TIRANË- Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë COVID-19...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 12:40
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shqiptarit Spartak Dyrmishit tek autoritetet greke. Me qese në d...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 12:22
d.a.
Ardian Hyseni
ITALI- Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga të qarat, Ardian Hyseni nxjerr celularin dhe tregon fotot dhe fëm...