LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandaloze! Lirohet nga burgu pas çdo mashtrimi, qytetari: Ndërtuesi shiti pronën që kisha paguar prej vitesh

Skandaloze! Lirohet nga burgu pas çdo mashtrimi, qytetari: Ndërtuesi shiti pronën që kisha paguar prej vitesh

28 Maj 2025, 22:43 Nga N.F
Skandaloze! Lirohet nga burgu pas çdo mashtrimi, qytetari: Ndërtuesi
Foto

TIRANË- Ilber Boshnjaku, një shqiptar i Maqedonisë, emigrant prej 30 vitesh në Gjermani, ka blerë një apartament në vitin 2014 në Fier pranë kompanisë “Fatjola” që zotërohet nga Njazi Vrenozi dhe Uliks Spaho.

Apartamenti kushtoi 44 mijë euro, nga të cilat 25 mijë i pagoi në moment dhe 19 mijë të tjera i shleu brenda vitit me këste. Mirëpo, në tetor të vitit 2024, mësoi se shtëpia e tij ishte uzurpuar dhe ishte rishitur nga firma.

“Për herë të fundit kam qenë në gusht 2024 dhe pasi u ktheva nga pushimi, më morën komshinjtë e më thanë dikush ka thyer derën dhe u fut brenda”, u shpreh Ilber Boshnjaku, denoncues.

Për të realizuar planin e përvetësimit të pronës, ndërtuesi padit çiftin Boshnjaku në gjykatë. Në padi pretendonte se i kishin borxh 19 mijë euro. Për këtë arsye, kërkonte prishjen e kontratës së shitblerjes. Edhe Boshnjaku bëri kallëzim ndaj ndërtuesit. Gjatë procesit gjyqësor, ai paraqiti kontrata noteriale që vërtetonin pagesën e tre kësteve prej 19 mijë euro. Madje, ato ishin firmosur edhe nga vetë ndërtuesi Njazi Vrenozi. Por, teksa shkuan në banesë për të bërë konstatimin e ndërrimit të bravës nga ndërtuesi, çifti Boshnjaku zbuloi se apartamenti ishte rishitur.

“Vajtëm me polici dhe ne menduam se ishin qiraxhinj, por ata ishin blerës të dytë të shtëpisë dhe na treguan disa kontrata që i kishin bërë në tetor 2024, që e kanë blerë shtëpinë në 2018. I pyeta: ‘Si e bletë ju në 2018, ku ishit deri më tani, se ne kemi jetuar në to?’. Ndërkohë që aty ishin rrobat tona, pajisjet tona… Ne i thamë: ‘Ne deri në gusht kemi banuar këtu, komshinjtë na njohin të gjithë’. Ata thanë: ‘Nuk e dimë, na e ka dhuruar djali shtëpinë’”, u shpreh Ilber Boshnjaku, denoncues.

Pas denoncimit të Boshnjakut, Njazi Vrenozi u arrestua nga policia e Fierit, e cila pas verifikimeve konkludoi se ai kishte mashtruar duke shitur këtë apartament dy herë.

Për momentin, Boshnjaku nuk e zotëron ende pronën e tij. Aty banon familja tjetër që ai pretendon “se e kanë blerë me dokumente false”. Kjo përbën një dramë për të dyja familjet, edhe pse Boshnjaku ngre dyshime se blerësit e rinj mund të jenë pjesë e skemës së ndërtuesit.

“Që 11 vite që e kam atë shtëpi, kam bërë punime, kam bërë dy herë në vit pushime, më njohin të gjithë, por atë nuk e prisja. Nuk kam konflikt me ata që janë brenda, unë mendoj se ata janë pjesë e lojës së ndërtuesit”, u shpreh Ilber Boshnjaku.

Ekspertët kanë disa këshilla se si qytetarët mund të mbrohen nga mashtrimet…

“Fillimisht të shohë a është regjistruar leja në regjistrin provizor, të shikojë kontratën, dhe të shikojë të drejtat e detyrimet në mënyrë të barabartë, të mos pranohen më kontrata paraprake të cilat nuk është leja e ndërtimit”, u shpreh noterja, Elona Saliaj.

“E para është: këshillohu me një avokat. Këshilla e dytë: të mundohen të blejnë prona të hipotekuara dhe të zgjedhin ndërtues seriozë”, u shpreh Altin Latifi, përmbarues.

Vigjilenca asnjëherë nuk është e tepërt. Por kjo nuk do të thotë se shteti dhe institucionet përkatëse duhet të rrinë duarkryq. Ky hulumtim zbuloi se ndryshimet ligjore nuk e mbrojtën 100% qytetarin nga shitjet e shumëfishta të pronës nga ndërtuesit mashtrues. Këtu, nevojitet ndërhyrja urgjente e institucioneve që të shmangin dramat sociale dhe çeljen e konflikteve. Është më e volitshme të parandalosh, se të përpiqesh të zgjidhësh këmbët e një oktapodi që nuk merr fund./ TCH

mashtrim me prona

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë