9 Mars 2023, 15:29
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani dhe Elvis Gaçaj. 25 vjet burg u kërkua për Selmanin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe 7 vjet për Elvis Gaçajn, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Më herët për vrasjen e ish-policit Malko është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, i cili akuzohet si një person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin. Ndërkohë Blendi Teta, i dënuar me 25 vite burg për të njëjtën ngjarje ka bërë rekurs vendimit te Gjykatës së Apelit, duke kundërshtuar vendimin e dhënë nga Apeli i SPAK. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.
vritet santiago malko santiago malko
Aktualitet
9 Mars 2023, 14:25
I.A
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një djalë i mitur ka ngacmuar seksualisht ...
Aktualitet
9 Mars 2023, 13:07
A.B
Ilir Rrasa
GREQI- Kufoma e gjetur e groposur në shtator të vitit 2022 në Mouriki, Viotia i përket një shqiptari. Pas analizës...
Aktualitet
9 Mars 2023, 12:49
A.B
Foto ilustruese
BELGJIKË- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë. Ai është kapur duke u kujdesur...
Aktualitet
9 Mars 2023, 12:37
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një rast i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 24-vjeçare greke akuzoi babanë e saj 50-vjeç...
Aktualitet
9 Mars 2023, 12:35
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka finalizuar dy operacione antidrogë, “Bleran” dhe “Sheshi”, në ku...
Aktualitet
9 Mars 2023, 11:51
a.l
Sekuestrohen shuma të mëdha parash në Portin e Durrësit
DURRËS- Dritan Hallokondi 53 vjeç është vën&eum...
Aktualitet
9 Mars 2023, 11:12
a.l
Aksidenti
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali në Treviso ku humbën jetën dy vajzat Eralda Spah...
Aktualitet
9 Mars 2023, 10:54
A.B
Vladimir Rusi
DURRËS- Ditën e sotme në gjykatën e Durrësit seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigu...
Aktualitet
9 Mars 2023, 10:16
a.l
Sekuestrohen 220 mijë lekë
DIBËR- Tre persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë në Dib&eu...
Aktualitet
9 Mars 2023, 09:35
A.B
TIRANË- Tetë subjekte janë ndëshkuar nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantë...