20 Mars 2025, 07:24
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë. Por të dhënat zyrtare nga INSTAT që raportojnë numrin e të punësuarve në administratën publike tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike sipas të dhënave të listë pagesave nga tatimet.
Të dhënat zyrtare të INSTAT raportojnë se numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 184,278 persona në tremujorin e fundit të vitit 2024. Në krahasim me tre-mujorin paraardhës, u shtuan rreth 3900 punonjës ose 2.1 % më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin rreth 2800 të punësuar më shumë. Të dhënat më të hershme tregojnë se ka një lidhje pozitive ndërmjet zgjedhjeve dhe punësimit në sektorin publik.
Psh në vitin 2021 në tremujorin e dytë punësimi në shtet shënoi rekord për periudhën 2018-2024, me mbi 185 mijë persona të punësuar, teksa në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Në 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.
Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës. Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës tre mars.
Por të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4000 persona u shtuan si të punësuar në sektorin publik në tremujorin e fundit 2024, por ndërkohë rekrutimet mund të kenë vijuar edhe në janar-shkurt, përpara se të pezulloheshin një muaj para zgjedhjeve.
Të dhëna të mëparshme tregojnë se më së shumti në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushtetin lokal. Edhe pse qeveria ka shkurtuar numrin e ministrive dhe një seri shërbimesh i ofron online, sërish numri i punonjësve publik ka ardhur në rritje në vend që të ulet.
Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, por shtetit ka nisur të rrisë fort praninë e tij në ekonomi në dekadën e fundit./ Monitor
zgjedhjet
Aktualitet
20 Mars 2025, 07:29
B.Z
Moti
TIRANË - Këtë të enjte në territorin shqiptar do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vran&e...
Aktualitet
20 Mars 2025, 07:25
B.Z
Pamje nga aksidenti
TIRANË - Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 22:26
N.F
Lulzim Berisha
TIRANË- Avokati i Luzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar një ditë pas ekstradimit të ish kreut të band&eum...
Aktualitet
19 Mars 2025, 22:18
N.F
Feti Egra
TIRANË- Feti Egra, një qytetar në Tiranë thotë se në vendin ku ka varret e fisit të tij, rreth 20 vendpushime ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 22:14
N.F
Naim Gjuta dhe gazetarja
TIRANË- Skënder Arapi është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 21:50
N.F
Koplik
KOPLIK- Emisioni investigativ Fiks Fare ka trajtuar një rast shqetësues të ndotjes mjedisore në fshatin Mihaj të Koplikut, ...
Aktualitet
19 Mars 2025, 20:26
A.Ll
SELANIK - Një pritë e përgjakshme ndodhi në një rrugë kryesore në Polichn, Selanik. Ngjarja është regjistruar nga...
Aktualitet
19 Mars 2025, 17:34
r.ll
bora zukali
TIRANË- Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali ka folur sot lidhur me protestat q&e...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:36
E. D
foto ilustruese
TURQI- Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të...
Aktualitet
19 Mars 2025, 16:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn, të ar...