Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dyshuarit besohet që i kanë vrarë gjashtë civilë shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj–qershor 1998. Atyre u është caktuar një masë fillestare prej 48 orësh paraburgim.
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestim të serbëve lokalë të Kosovës.
Të dyshuarit besohet që i kanë vrarë gjashtë civilë shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj–qershor 1998. Atyre u është caktuar një masë fillestare prej 48 orësh paraburgim.
Duke ofruar më shumë hollësi, policia ka thënë se e ka nisur operacionin e arrestimit në orët e hershme të mëngjesit në gjashtë lokacione të ndara: pesë në Komunën e Skenderajt dhe një në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Policisë, gjatë batisjeve në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse janë konfiskuar: një armë e gjatë gjysmë-automatike SKS, një armë brezi e tipit Zastava M-57, dy karikatorë dhe 77 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë dhe një rrethatore brezi, si dhe uniforma të ndryshme ushtarake dhe pjesë përbërëse të uniformave të ish-ushtrisë jugosllave.
Lista Serbe ka reaguar ashpër ndaj aksionit policor, duke thënë se të dielën janë arrestuar “pesë nga bashkatdhetarët tanë, pronarë të ndershëm dhe të ndershëm shtëpish”.
Kjo parti, e cila i ka nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka kritikuar atë që e ka quajtur “regjim” të kryeministrit të Kosovës, Albim Kurti, që “pa prova të vlefshme arreston serbët, duke i paditur ata për krime lufte me qëllimin e qartë të frikësimit dhe persekutimit të tyre”.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./REL
Foto ilustruse DURRËS- Ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, është arrestuar ditë...
Foto ilustruse TIRANË- Tre persona janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia. Ata ishin të d&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në b...
Foto ilustruse POGRADEC- Policia ka zbardhur djegiet e automjeteve në seri në qytetin e Pogradecit. Në lidhje me këtë ës...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me protestën e opozitës e cila u zhvillua ditë...
Foto ilustruse KORÇË- Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë. Kjo pasi ai nuk kishte dokumentacionin p&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar katër protestues, të cilat kanë marrë pjesë në tubimin e djeshëm në...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
foto ilustuese SHKOZË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 23...
lezhe LEZHË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarj...