26 Gusht 2023, 10:28
Nga A.B
Para
KUKËS- Një 37-vjeçar është vënë në pranga në Morinë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat personi me inicialet A. L. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Ky person do të hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar. Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë, procedohet penalisht 37-vjeçari. Sekuestrohet shuma monetare. Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi A. L.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi A. L. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
para ilegale
Aktualitet
26 Gusht 2023, 10:27
f.i
pamje nga vendngjarja
BERAT- Zjarri në malin e Shpiragut dhe kodrat e fshatit Mbreshtan në Berat kanë djegur rreth 300 hektar...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 10:26
A.B
Spitali
VLORË-Mbrëmjen e djeshme 22 prej turistëve që u helmuan lanë spitalin, ndërsa AKU ka ushtruar kontrolle në anije...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 10:13
A.B
Lende narkotike
TIRANË- Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga katër të rinj që shpërndanin l&e...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 09:49
A.B
Turistet
VLORË- Përmirësohet gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë ...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 09:29
A.B
Spiro Iljadhi
SARANDË- Pronari i clubit të njohur në Sarandë 'Orange Club', Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim ...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 09:18
A.B
Antonio Delilaj
SARANDË- Identifikohet 17-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “O...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:56
A.B
Orange Club
SARANDË- Opinioni publik u trondit mëngjesin e sotëm me lajmin e vdekjes së kamerierit 17-vjeçar te 'Orange Club'.&n...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:47
A.B
Policia
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një 17 vjeçar i cili pun...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:31
A.B
Policia
SARANDË- Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur pas mesnate në Sarandë, në zonën e quajtu...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:14
A.B
Orange Club
SARANDË-Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek "Orange Club" në Sarand&e...