LIVE UPDATES
Aktualitet

Turizmi në vend/ Eurostat: Shqipëria me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë në vitin 2024!

Sipas Eurostat, në 2024-n, në Shqipëri u shënuan gjithsej 7.4 milionë net-qëndrime, me një rritje prej 24% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo është rritja më e lartë në Europë, sipas statistikave të Eurostat.

5 Mars 2025, 09:41 Nga B.Z
Turizmi në vend/ Eurostat: Shqipëria me rritjen më të
Foto ilustruese

TIRANË - Viti 2024 ishte jo vetëm më i miri historik për Shqipërinë për turizmin, por vendi shënoi dhe rritjen më të fortë të netëve të turistëve në të gjithë Europën.

Sipas Eurostat, në 2024-n, në Shqipëri u shënuan gjithsej 7.4 milionë net-qëndrime, me një rritje prej 24% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo është rritja më e lartë në Europë, sipas statistikave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (mungojnë të dhënat për Bullgarinë dhe Islandën).

Shteti i dytë me rritjen më të lartë pas Shqipërisë ishte Luksemburgu (22.4%), i ndjekur nga Malta (14.4%). Këto janë vendet e vetme që shënuan rritje dy shifrore të net-qëndrimeve në Europë në 2024-n. Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut regjistroi një rritje prej 4.8%, e ndjekur nga Kosova me 3.5%, Serbia 1.8% dhe i fundit ishte Mali i Zi, që pa një shtim me vetëm 1.5% të net-qëndrimeve.

Turqia, një nga konkurrentet më të forta të turizmit gjatë viteve të fundit pa një rënie të fortë me 28% të net-qëndrimeve që u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve, duke larguar turistët. Të dhënat e tjera të INSTAT për net-qëndrimet në Shqipëri, që raportohen mujore, treguan se rritja më e fortë e net-qëndrimeve ishte në muajt e parë të 2024-n, e ndikuar nga të huajt.

Gjatë muajve të verës, rritja u ngadalësua për shkak të çmimeve më të shtrenjta të hoteleve, sidomos nga turistët vendas dhe vijoi e dobët dhe në pjesën e fundit të vitit. Psh, në janar 2024, numri i net qëndrimeve nga jo-rezident u rrit me 69,3 % dhe i vendasve me 30.3%.

Në shtator numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 29,8 % dhe i vendasve vetëm me 3.1%. Në dhjetor jo rezidentët u rritën me 26% dhe vendasit me 8.7%. Po sipas INSTAT, në 2024-n, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend arriti në 11.7 milionë, me rritje 15.2% me bazë vjetore, duke shënuar nivel rekord.

Europa

Sipas Eurostat, në Europë, viti 2024 ishte viti më i mirë i turizmit të regjistruar ndonjëherë për Bashkimin Evropian, me një total prej mbi 3 miliardë netësh të kaluara në struktura akomoduese turistike.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2023 (+65.4 milionë netë), duke pasur një shtysë të fundit gjatë tremujorit të fundit të vitit. Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme prej 67.2 milionë netësh nga vizitorët ndërkombëtarë (+4.9%) gjatë vitit 2024, ndërsa netët e kaluara nga turistët vendas shënuan një rënie të lehtë prej -0.1% (-1.8 milionë netë).

Ndër vendet me numrin më të lartë të netëve të kaluara në struktura turistike rezultojnë Spanja (500 milionë), Italia (458 milionë), Franca (451 milionë) dhe Gjermania (441 milionë), të cilat së bashku përbëjnë 61.6% të totalit të netëve të kaluara në BE. Në fund të renditjes ndodhen Luksemburgu (3.4 milionë), Letonia (4.7 milionë) dhe Estonia (6.6 milionë), me numrin më të ulët të netëve të kaluara nga turistët./Monitor

Turizmi në vend/ Eurostat: Shqipëria me rritjen më të
Të dhënat

eurostat raport turizem

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë