7 Tetor 2022, 09:19
Nga A.B
Porti
VLORË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), personin me inicialet R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shipping”. Sekuestrohen veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues. Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shipping”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;
– E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne portin e durresit
Aktualitet
7 Tetor 2022, 09:01
A.B
Burgu
LEZHË- I burgosuri, Gëzim Qepa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në burgun e Shënkollit ku vuante dënim...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 08:33
k.m.
Baby Gang
ITALI- Këngëtarët e tipit trapper, Baby Gang (emri i vërtetë: Zaccaria Mouhib) dhe Simba La Rue (alias Lamine Mohamed S...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 08:45
A.B
Policia
SARANDË- 37-vjeçari nga Kosova, Ardian Gashi është arrestuar nga policia. Ky person u kap në Sarandë pasi dyshohet ...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 08:12
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ka në faqe kryesore lajmet më kryesore në portale për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe t&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 08:02
A.B
Vendi i policise
TIRANË- Aksident me pasojë vdekjen. Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durr&e...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 07:42
A.B
Sokol Balla
TIRANË- Në media po përflitet se Sokol Balla do të largohet nga Top Channel. Shkak i të gjitha aludimeve ësht&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 07:15
A.B
Moti
TIRANË- Java mbyllet me mot të qëndrueshëm. Sot do të jetë ditë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 23:43
F.M
Avokatja e Flamur Bejkos
TIRANË- Avokatja e ish-punonjësit të burgjeve, Flamur Bejko, i cili akuzohet si i implikuar në porosin&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 23:20
Kronika e Stop
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi problemin e qytetarit Ymerli Bardhollari, i cili prej 13 vitesh ka problem me komshiun e ...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 23:19
Kronika e STOP
TIRANË- Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i ka marrë 40 metra katrorë tokë nga prona e tij, i...