27 Qershor 2022, 12:50
Nga d.a.
Viktima dhe dy autoret
GREQI- Dy arrestime janë bërë sot për vrasjen e një 42-vjeçari nga Rafina, i cili humbi jetën pasi u rrah brutalisht nga pesë persona jashtë një lokali nate.
Sipas Protothemës, dy të arestuarit u vunë në pranga në kuadër të vijimit të hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit dhe personat e arrestuar janë me origjinë shqiptare por njëri prej tyre ka nënshtetësi greke.
Sipas informacioneve nga ato që ata i kanë thënë policisë, “rrëmuja” ka nisur për një arsye të parëndësishme. Konkretisht, duke shkuar në tualet, 42 -vjeçari ka përplasur njërin nga grupi prej pesë personash dhe ka pasur një sherr të vogël. Sipas të arrestuarve, viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe më pas kanë vendosur ta sulmojnë. Ata dolën nga dyqani, e pritën dhe kur ai doli me të dashurën e tij, e sulmuan duke i shkaktuar vdekjen nga plagët e marra.
Dy të rinjtë që ndodhen në prangat e policisë janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Autoritetet i arrestuan sipas dëshmive të pranishmëve si dhe në kamerat e dyqanit që regjistroi makinën me të cilën u arratisën autorët.
Policia po përpiqet të zbulojë se cili nga të dy ka qenë ai që ka arritur ta godasë në kokë 42-vjeçarin, ndërsa nuk dihet nëse kanë përdorur mjete.
“Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron me efektivitet me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafinë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në llogarinë e tij në twitter.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Aksionit të Menjëhershëm dhe kanë nisur kërkimet në vend. Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, shihet makina e patrullës kur ka mbërritur në pikën e sherrit vdekjeprurës pak pas orës 2 të mëngjesit.
Pak minuta më vonë, një punonjës policie vrapon me elektrik dore në dorë duke kërkuar autorët e përfshirë në sherr. Në vendngjarje ka bërë bujë dhe qytetarët kalimtarë ia mbathin me vrap duke parë 42-vjeçarin e përgjakur në tokë.
Në orën 2.31 ka mbërritur autoambulanca e EKAB-it, e cila ka marrë 42-vjeçarin dhe e ka transportuar të plagosur rëndë në Spitalin e Kryqit të Kuq. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.
policia greke arrestohen dy shqiptaret ne greqi takis theodorikakos
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:54
A.B
Foto ilustruese
KAVAJË- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të përdhunojë një grua. Po...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:50
A.B
Policia e Tiranes
TIRANË- Një 10-vjeçar u raportua i zhdukur në kryeqytet. Nëna e të miturit u paraqit në ambientet e ...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:49
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Padia e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, për nënkryetarin e Bashkisë s&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:46
A.B
Momenti i ndjekjes nga policia
TIRANË- Falë pajisjes së re inteligjente 'Droni edukues' janë ndëshkuar me masë administrative...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:41
d.a.
Foto ilustruese
ITALI- Efikas si tregtar droge, por jo shumë i kujdesshëm kanë konsideruar autoritetet itaqliane një 38-vje&...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 12:27
k.m.
Admir Sinamati
Mjeku Admir Sinamati, në një intervistë për Fax News ka folur në lidhje me gjendjen e dhjetra pacientëve q&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 11:58
A.B
Sheqer
TIRANË- Rritet çmimi i sheqerit! Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 11:46
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ndodhi di...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 11:36
A.B
Pamje nga video
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë në shtetin fqinj, ku 5 të rinj shqiptarë dhunuan...
Aktualitet
27 Qershor 2022, 11:36
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria ka kostot të ulëta të fuqisë punëtore dhe të tjerat në krahasim me mesataren e BE-së...