LIVE UPDATES
Aktualitet

Vështirësitë e blegtorëve pas përhapjes së murtajës/ Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë sugjeron zgjidhjen për situatën: Ja si e bëmë ne në 2016

Ai ka listuar në reagimin e tij edhe disa nga arsyet që sollën marrjen e këtij vendimi, që sipas tij ishte i guximshëm, por tejet praktik dhe gjithashtu rezultoi i suksesshëm.

14 Qershor 2025, 11:34 Nga r.ll
Vështirësitë e blegtorëve pas përhapjes së
vojo bregu

TIRANË- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, Vojo Bregu ka ndarë në rrjetet e tij sociale një reagim lidhur me situatën e vështirë më të cilën po përballën fermerët pas përhapjes së sëmundjes së murtajës tek bagëtitë. 

Bregu ka sugjeruar një zgjedhje për këtë situatë, ashtu siç sipas tij ishte bërë në vitin 2016 kur në vend ra epidemia e dermatozës nodulare tek lopët. Asokohe ministria e Bujqësisë vendosi dëmshpërblimin e të gjithë blegtorëve në të gjithë Shqipërinë për çdo kokë lopë.

Ai ka listuar në reagimin e tij edhe disa nga arsyet që sollën marrjen e këtij vendimi, që sipas tij ishte i guximshëm, por tejet praktik dhe gjithashtu rezultoi i suksesshëm. Duke iu drejtuar ministres, Anila Denaj, Bregu shprehet se nëse blihen krerë bagëtish me rendiment jashtë vendit, do të ishtë një frymëmarrje e madhe për blegtorët fatkeq të prekur nga situata. Ai thekson se pa dëmshpërblyer blegtorët çdo veprim i ndwrmarrë nga ministria e Bujqës, përfshirë dhe ngritjen e njw task-force, do të ishte i kotë.

POSTIMI I PLOTË: 

NJË KËSHILLË MIQËSORE JOPOLITIKE PËR MINISTREN DENAJ.

Nuk po ia drejtoj KM Rama, pasi ai ka hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria që kur u ndërprenë fondet e IPARD-it.
Znj, ministre, kur ra epidemia e dermatozës nodulare, ministria e bujqësisë vendosi dëmshpërblimin e të gjithë blegtorëve në të gjithë Shqipërinë për çdo kokë lopë.

Pse e morëm këtë vendim?

Së pari si mbështetje për blegtorët, edhe pse kjo nuk sëmundje me sa më kujtohet nuk ishte parashikuar në listën e sëmundjeve që dëmshpërbleheshin. Vendosëm që lopët ti marrim mëshqerra(1 vjeçare) dhe të mbarsura nga Danimarka për të pjellë me probabilitet 95% femra. Arsyeja ishte për të shtuar numrin e krerëve në rang kombëtar. Pas studimit me ekspertë vendosëm të marrim lopë të racës Jersey për zonat kodrinore, dhe Holstein për zonat fushore.

Së dyti, duke i dhënë çdo blegtori një lopë me rendiment më të lartë( lopët e prekura jepnin mesatarisht 7 litra qumësht, lopët që do të sillnim, mesatarisht 18 litra) i binte që çdo blegtor do të merrte gati 3 lopë.

Së treti, menduam që nëse do i kompensonim me lekë blegtorët, mbase ata të shtyre dhe nga gratë psh, do blinin TV, lavatriçe ose diçka që mund të kishin nevojë imediate familja e tyre.

Ishte një vendim i guximshëm, por tejet praktik, që rezultoi i suksesshëm.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2017-2018 është periudha e vetme që nga 2013 që prodhimi i qumështit në nivel kombëtar nuk ka rënie. Epidemia ka rënë në 2016.

Jemi akuzuar nga të majtë e të djathtë për këtë politikë që ndoqëm, kallëzuar nga soj e sorollop në SPAK. Hetuar për 4 vite dhe dalë në konkluzion që nuk ka pasur asnjë shkelje. Por pak rëndësi ka kjo.

Dje pashë kronikën e një blegtori që qante për tufën që po i asgjesohej. Tha ekzaktësisht atë që ne menduam atëherë. Mos na jepni lekë se i prishim.

Në dijeninë time, janë rreth 800-900 krerë të ngordhura, dhe nëse blihen krerë me rendiment jashtë vendit, do të ishtë një frymëmarrje e madhe për këta blegtorë fatkeq, dhe shuma në dispozicion nuk është se duhet të jetë shumë e lartë. Do bënit 3 punë njëkohësisht znj. Ministre, prandaj ja u këshilloj fort që ta dëgjoni dhe ndihmoni këtë blegtor dhe gjithë fatkeqët e tjerë. Personalisht nuk ju vë asnjë faj për këtë epidemi, di dhe që keni ngritur një task forcë dhe shumë mirë keni bërë. Por pa dëmshpërblyer blegtorët çdo veprim juaji do të ishte i kotë.

Mbase ju e keni diskutuar këtë mënyrë dëmshpërblimi dhe unë nuk e di, dhe nuk dua të ngjaj sikur po shpik rrotën, por ishtë një këshillë aspak politike e bazuar në fakte por mbi të gjitha në kënaqësinë që kam ndjerë sa herë flitet për lopët që kemi sjellë në Shqipëri.

vojo bregu ministria e bujqesise anila denaj murtaja tek bagetite

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj