LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Shqipëri, ish të internuarit e regjimit komunist tregojnë vuajtjet: Shkollën e kishim të ndaluar

Shumë prej tyre rrëfejnë historitë ndërsa në sfond duken këmbët e zbathura të memorialit që tregojne vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificën e përjetuar të këtyre familjeve.

21 Gusht 2022, 19:55 Nga I.A

VIDEO/ Shqipëri, ish të internuarit e regjimit komunist tregojnë

LUSHNJE- Në një memorial ku janë shkruar mbiemrat e familjeve të internuara në Shqipëri, që ngrihet në qytetin e Lushnjës u mblodhën sot së bashku dhjetëra persona që vuajtën internimet dhe dëbimet gjatë regjimit komunist. Shumë prej tyre rrëfejnë historitë ndërsa në sfond duken këmbët e zbathura të memorialit që tregojne vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificën e përjetuar të këtyre familjeve.

Tina Çeliku nga Kukësi thotë se u internua në Savër që në 1959 dhe kaloi deri në vitet nëntëdhjetë vitet e jetës kur regjimi komunist u shemb.

“Deri në vitet nëntëdhjetë ne kemi qenë në Savër. Kemi qenë jetim vetëm me mamanë. Kemi lindur ne Gjirokastër , babanë e kemi pasur tregëtar, edhe sot e kësaj dite nuk ia dimë eshtrat ku i ka. Kur kemi ardhur në 1959 në Savër nuk kishim strehim, kemi ndenjur në kazermat e grave dhe burrave , siç quhej dhe është edhe sot. Atje kemi jetuar për disa vite. Pastaj mamaja u fut në punë dhe edhe ne si fëmijë të vegjël punonim dhe e ndiqnim mamanë nga pas”,thotë ajo.

Së bashku me nënën, tre motrat dhe një vëlla Tina thotë se asnjëherë nuk i reshtën dëshirat për jetën megjithëse ishin në kushte të vështira dhe sidomos ëndërrën për shkollim.

“S`të linte biografija të shkolloheshe ,bile shkolla e mesme në vitet në vazhdim u ndalua për të persekutuarit. Motra ime ndërhyri sa me zor për vëllanë që mbaroi të mesmen , ëndërra e tij ishte të vazhdonte por aty mbetëm”, thotë ajo.

Ndërsa Beqir Sina që sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se në Savër kaloi 32 vite të jetës së tij. Ai madje ka lindur në këtë ish-kamp, pasi nëna e tij u internua kur ishte 7 muajshe shtatzënë.

"Unë sot jam 64 vjeç dhe 32 vite i bëra në Savër. Prej vitit 1957 unë jam i dënuar që në barkun e nënës pasi nëna ishte shtatëzënë 7 muaj kur na internuan në Savër", thotë zoti Sina.

Arratisja e babait thotë zoti Sina sollin internimin e familjes sipas ligjeve të kohës. Beqiri thotë se takime të tilla sjellin kujtimet e jetës në internim por edhe nderimin për qindra e mijëra që nuk jetojnë më.

“Bashkohemi dhe njeherë, ngjallim kujtimet tona dhe diskutojmë me njëri - tjetrin duke sjellë ato që kemi përjetuar. Përveç vështirësive që ka pasur kampi i internimit kemi pasur edhe gjërat e bukura të jetës qe i kujtojme se bashku. Kujtojmë dhe ata që nuk jetojnë sot, që na vjen keq shumë që kanë humbur jetën. Kemi një pjesëprej tyre që kanë ikur shumë të ri në moshë që nuk e gëzuan lirinë dhe demokracinë", thotë ai.

Kadri Pregjoni nga Tropoja thotë se kaloi jetën në ish-kampet e internimit në Lushnjë familjarisht nga vitet 1958 deri në vitin 1992.

“Kur erdhëm në Savër ishim baba, nëna , tre vëllezër dhe atje na lindën edhe një vëlla tjetër dhe dy motra. Dihet fëmijë shumë ,vuajte shumë deri sa u rritëm", thotë zoti Pregjoni.

Ndërsa Bedrie Kaba thotë se erdhi në Savër dy vjec dhe shpëtoi nga interrnimi më 1987 prej martesës së saj.

"Unë kam ardhur në moshën dy vjeç dhe largimi ishte që u martova në 1987 në Berat dhe atë ditë e kam quajtur dita e lirisë sime. E kam provuar në shpirt dhimbjen që të krijonte ai sistem. Jam ndoshta njeri i ndjeshëm, por të bënte të ndjeshëm. Lufta e klasave , veçimi dhe shumë gjëra të tjera", thotë zonja Kaba.

Simon Mirakaj erdhi në Savër, në vitet 1953 kur u mbyll kampi famëkeq i Tepelenës dhe kaloi me familjen një pjesë të dhimbshme të jetës së tij.

"Fillimisht jemi internuar në Berat në 1945 dhe me prishjen e marëdhënieve me Jugosllavinë na hoqën nga kampi Beratit në Kalanë e Beratit. Më pas na sollën në Tepelenë, fillimisht në Turan. Ishte dy kazerma ndërtuar nga italianët por ishin përdorur si stane për bagëtitë dhe atje nga mungesa e higjenës dhe ushqimit vdiqën brenda 24 orëve 30 fëmijë. U alarmua Ministria e Brendshme dhe na hoqën nga Turani dhe na çuan në Kampin e Tepelenës. Atje ishte një vend i rethuar me tela me gjemba ku vazhduan vdekjet .Pas vdekjes së Stalinit në 1953 na hoqën nga Tepelena dhe na prunë në Savër.Lushnja ishte një vend bujqësor që kishte nevojë për krah pune", thotë zoti Mirakaj.

Askush nuk largohej dot pa leje nga kampi. Apeli bëhej çdo ditë, e në raste fstash edhe disa herë në ditë thotë zoti Mirakaj.

"Shkonte gjithë viti me tre herë apel në ditë. Jemi liruar më 4 korrik të 1989 dhe t`i mbledhësh të gjithë vitet nga 1945 deri në 1989 janë 44 vite në kampe internimi", thotëai.

Në Savër të Lushnjës, një nga ish-zonat e internimit tani ka ende gjurmë të barakave të vjetra ku jetonin ata që regjimi komunist i shpallte si armiq të popullit. Barakat dëshmojnë ende kushtet cnjerëzore të jetesës dhe në to ndonëse të braktisura ka ende gjurmë të jetës së familjeve gjatë regjimit komunist.

Ndonëse në këto vite ka pasur përpjekje nga shoqatat e të persekutuarve për t`i kthyer këto vende në zona të kujtesës, ato po shuhen. Me jetën e barakave plot histori vuajtjesh por edhe dritë lirie, në Savër përzihet tani jeta e re e banoreve edhemes dasmave dhe gëzimit.

Marrë nga VOA

tina Çeliku beqir sina simon mirakaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë