10 Qershor 2022, 15:35
Nga DOSJA
Foto ilustruese
PESHKOPI- Punonjësi i Postës Shqiptare, Gazmir Hasi në Peshkopi ka grabitur një shumë të madhe parash që ishin të destinuara për pensionistët dhe është zhdukur pa gjurmë. Policia e Dibrës ka shpallur në ndjekje penale në kërkim të riun, Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhjen e një shume prej 50 milionë lekësh të vjetra të pensionistëve dhe familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Kastriot. Ndërsa nën hetim është 64-vjeçari Xh. D., banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut pranë Postës.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të një rasti të dyshuar korruptiv në zyrën postare Dibër, referuan materialet në Prokurori, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe shpallën në kërkim shtetasin Gazmir Hasi, 33 vjeç, banues në Peshkopi.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë sepse dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si punonjës i Zyrës Postare Dibër, duke mos dorëzuar pagesat e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandatpagesat, duke firmosur në emër të përfituesve.
Kanë qenë banorë të Njësisë Kastriot ata që kanë denoncuar pak ditë më parë se nuk kishin marrë pensionet që duhet të merrnin në muajin maj, të cilat 33-vjeçari, Gazmir Hysi duhet t’i dorëzonte. Ata thanë se postieri ishte zhdukur pa gjurmë, duke deklaruar se kishte blerë shtëpi në Tiranë me paratë e vjedhura, ndërsa të tjerë pretendonin se ka ikur në Dubai sipas ankesave në “Fiks Fare”. Nga ana tjetër, drejtori i Postës, Ilir Vranici, tregoi se Hasi kishte disa probleme financiare dhe se lekët që janë marrë do të kthen këto ditë, pasi ky i fundit pritet të marrë kredi.
posta shqiptare gazmir hasi
Aktualitet
10 Qershor 2022, 15:31
k.m.
Foto ilustruese
Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojn&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:50
F.M
Edison Pula
ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Treviso të Italisë e kishte të mirëmenduar të...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:43
F.M
Gjatë fundjavës pritet që vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajr...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:28
F.M
Mariglen Skënderaj, efektivi Sokrat Lelaj dhe e shoqja Fatbardha Lelaj
TIRANË- E vogla që mbeti e plagosur në aksidentin tragjik të...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:23
A.B
Ambasada gjermane
TIRANË- Nga nesër, do të hiqen të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Ky lajm i mir...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:57
d.a
Malli i sekuestruar
ITALI- Policia e Bergamos në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë lëshuar 8 urdhër arreste ndaj an&eum...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:01
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja në Tiranë. Mësohet se ng...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:51
A.B
Vila Enea
ELBASAN- Biznese, toka, makina dhe super vila 'Enea'! Këto janë pasuritë e Gentian Sharrës, të sekuestruar nga shteti sh...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:38
A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia ka identifikuar 4 personat të cilët dyshohen si autorë të plagosjes së punonj&e...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:25
A.B
Policia
TIRANË- Një plagosje me thika ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kombinat. Forcat blu bëjnë të ditur se autori i plagos...