LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Anila Ruçit në Itali, i plagosuri nuk është vëllai i saj, esteistja e saj: Nuk e dija me ça merrej, burrin e saj e kam parë në janar

Osmani ishte i plagosur dhe tregoi se e njohura e tij Anila ishte pa shenja jete brenda banesës dhe se i kishin sulmuar me thikë persona të panjohur.

9 Maj 2023, 11:27 Nga I.A
Vrasja e Anila Ruçit në Itali, i plagosuri nuk është
Anila Ruçi

TIRANË- Anila Ruçi, 38-vjeçarja shqiptare në Itali që u gjet e vrarë me thikë në shtëpinë e saj në Pavia në fund të Prillit 2023, nuk e ka vëlla personin të cilin e prezantonte si të tillë. Është fjala për Osman B. 30 vjeç, i cili gjithashtu u gjet i plagosur me thikë në atë ngjarje dhe aktualisht mbahet i arrestuar nga autoritetet italiane.

Osmani ishte i plagosur dhe tregoi se e njohura e tij Anila ishte pa shenja jete brenda banesës dhe se i kishin sulmuar me thikë persona të panjohur. Me plagë në bark dhe kraharor, 30-vjeçari shqiptar u transportua drejt spitalit. Me mbërritjen e policisë dhe shërbimit mjekësor Anila u gjet në brendësi të shtëpisë me plagë në fyt që sipas raportit mjeko-ligjor kjo plagë kishte qenë vdekjeprurëse.

Në momentin e parë të marrjes në pyetje Osman.B 31 vjeç i rrëfeu karabinierëve se një person i panjohur i kishte sulmuar gjatë kohës që ata kishin qenë në banesë dhe se ai ishte përleshur me autorin i cili pasi kishte vrarë Anilen ishte larguar menjëherë. Në një intervistë për mediat italiane estetistja Marika Fama sqaroi se viktima që punonte si kujdestare në provincë, kishte lëne një takim tek qendra e saj dhe ishte vonuar, gjë e cila i kishte bërë përshtypje.

“Patjetër që e njhja Anilën. Jetonte pak metra nga biznesi im dhe e shihja gjithmonë teksa dilte xhiro me qenin. Ajo kishte lënë një takim për sot që të premten e kaluar dhe u vonua. I dërgova një mesazh sepse kishte humbur edhe takimin e parë, duke e pyetur nëse donte të vinte edhe me gysmë ore vonesë. Nuk m’u përgjigj, nuk pa as mesazhin. Pashë të vëllain e saj, i cili kërkonte bashkëatdhetarë pasi nuk di italisht, për të kërkuar ndihmë, por nuk e kuptova se çfarë po ndodhte dhe u ktheva në dyqan. Pastaj pashë ambulancën që erdhi të cilët morën vëllain, ndërsa para apartamentit vendosën shirita skenë krimi. Ai kishte veshur një këmishë gri, por nuk pashë asnjë shenje të kuqe. Nuk di vërtetë se çfarë mund të ketë ndodhur. I plagosuri vëllai u bashkua me të në Tetor, pas verës. Por ai nuk flet italisht. E shikoja vetëm kur dilte nga shtëpia dhe ecte për të shkuar në lokal. Nuk e di nëse punonte”.

Motivi deri në këto momente mbetej i paqartë dhe shton më shumë dyshimet rreth kësaj ngjarje. Pasi sipas të dhenave autori nuk kishte hyre për të grabitur, pasi në banesën e Anilës nuk ishte vjedhur asgjë. Në verifikimet e ditëve të fundit nuk rezultonte që 38-vjeçarja shqiptare të ishte kërcënuar apo të kishte patur problem me njeri në zonë.

Emisioni Uniko kontaktoi me Marika Famën, estestisten italiane e cila na tregoi se Anila i kishte folur dhe për burrin shqiptar.

“Anila ishte kliente e imja dhe frekuentonte shpesh qendrën estetike të qytetit. Ajo jetonte në Scaldasole që prej Majit-Qershorit të vitit 2022. Ajo më thoshte se jetonte me vëllain e saj. Më ka thënë se kishte dhe një burrë të cilin e kam parë 5-6 herë. Burri ishte sigurisht rreth 15 vite më i madh se ajo. Ishte shqiptar nga ajo që më ka thënë Anila. Për herë të fundit që e kam parë burrin e saj ishte Janar i këtij viti. Ajo më thoshte se ai ishte një sipërmarrës por kurrë nuk më tha se me çfarë merrej konkretisht”.

Nga verifikimi që bëmë rezulton se Anila ligjërisht nuk ishte e martuar. Pikëpyetjet që lindin nga rrëfimi i estetistes italiane janë të shumta: Kush ështe burri shqiptar i Anilës? Përse nuk u shfaq ai pas ngjarjes dhe përse nuk ka mbërritur në Itali për tërheqjen e trupit të saj?

Pak ditë pas ngjarjes, hetuesit italianë zbuluan fakte të reja që ishin tronditëse dhe që rrëzonin versionin e personit që mbeti i plagosur në të njëjtën dhomë me Anilën.

1. Osman B. 30 vjeç i plagosur nuk ishte vëllai i Anileës.

2. Vrasja e saj kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit përafërsisht rreth orës 05:00.

3. Ngjarja ishte raportuar 11 orë me vonesë.

4. Plagët në bark dhe në kraharor të evidentuara në trupin e Osman B. ishin bërë nga vetë ai.

5. Kamerat e sigurisë në zonë nuk filmuan asnjë person të dyshimtë që të hynte dhe të dilte nga shtepia e tyre gjatë 15 orëve të fundit deri në momentin e raportimit.

Këto të dhëna shtynë hetuesit që dyshimet për ngjarjen ti përqëndronin tek 30-vjeçari Osman B. Ndaj këtij të fundit u ngrit akuza e vrasjes me dashje dhe në dhomën e spitalit ku po trajtohej iu komunikua urdhri i ndalimit. Ndërkohë në vendngjarje me gjithë kërkimet policia nuk arriti të gjente thikën me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Marrëdhënia mes Osmanit dhe Anilës nuk është përcaktuar ende. Në fshat ata e prezantonin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por nuk ishin ashtu. Nga ana tjetër dyshimet janë që mes tyre nuk ka pasur një lidhje dashurie pasi Anila u kishte prezantuar banorëve burrin shqiptar rreth 15 vite më të madh se ajo. Osman B. e justifikoi vonesën me 11 orë të raportimit të ngjarjes me faktin se i kishte rënë të fikët për shumë kohë. Ai mohoi akuzat e ngritura se ishte ai autori i vrasjes dhe vijon t’i qëndrojë versionit që krimin ta ketë kryer një person i panjohur.

Sipas gazetës II Giorno, seanca dëgjimore për vlerësimin e mases së sigurisë që ka ndodhur në spital ishte jashtë normales. I arrestuari nuk e njihte Elierta Mytarin si avokaten e vet. Ai ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i vendosur nga shteti. Madje ai nuk ka njohur as autoritetin e magjistratit duke i kërkuar që të tregojë një mjet identifikimi.

Motra e vërtetë e Osmanit, shtetasja me inicialet Xh.B. e cila jeton në një provincë tjetër të Pavia, ka autorizuar një avokate shqiptare për të mbrojtur të vëllain dhe po pret gjithashtu lejen që të ketë mundësi për ta takuar. Trupi i Anila Ruçit vijon të mbahet ende në morgun e mjekësise-ligjore në Pavia pasi ende nuk është bërë kërkesë për terheqje nga familjarët e saj. Të kontaktuar nga emisioni Uniko, familjarët e Anilës dhe Osmanit në Shqipëri nuk pranuan të prononcoheshin për ngjarjen.

Marrë nga Tv Klan

anila ruçi osman b. elierta mytari

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit